Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë është diskutuar në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë (shteti ynë AMË) ka kërkuar largimin e UNMIK -ut nga Kosova, ka folur për pozitën e vështirë të popullit shqiptar në Kosovën Lindore, për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga Serbia, për super të drejtat e pakicë serbe në Republikën e Kosovës dhe jo pë mbiemrin e tij dhe për çështje personale…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka përgëzuar progresin që Kosova ka shënuar në gjashtë muajt e fundit.
“Kosova është rreshtuar krahë Ukrainës dhe ka treguar zemërgjerësi për refugjatët nga Ukraina dhe Afganistan. Ambasadori Hoxha ka kërkuar edhe tërheqjen e UNMIK -ut nga Republika e Kosovës, mbylljen e mandatit të këtij misioni.
“Nuk ka logjikë më ajo rezolutë. UNMIK-u nuk e ka misionin që e ka pasur në atë kohë, ftojmë OKB-në ta ndryshoj atë. Ka shumë gërshetime në mes të UNMIK-ut dhe OSBE-së”, tha ai.
Hoxha ka përmendur edhe sulmet që janë bërë në këtë vit ndaj Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se shqetësimet e Serbisë për trajtimin e pakicës serbe në Kosovë nuk kanë vend pasi Kosova ka njërën prej kushtetutave më të mira që garanton të drejtat e pakicave. Serbia duhet të kujdeset edhe për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, ka thënë ai. Ambasadori Hoxha ka përmendur edhe çështjen e pasivizimit të adresave dhe problemet me regjistrimin e popullsisë në Luginë.