Kulturë\Letërsi

Ylli Meçe: Pak vargje për ENVERIN

PAK VARGJE PËR ENVERIN
( P o e m ë )
———
Kam dash shumë herët për ty Enver
ta shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas
duke e lenë, për një herë tjetër….
Mendoja se isha krejt i pa aftë,
fundja kish më të fortë në penë
Ata, që gdhendënin si Da Vinçi
madhështinë tënde në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty nuk shkruajta
as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj ,e si lab, ne këngët i thurim
për ata, që më, nuk i kemi
Epoka paska vërtet njerz, që ajo një herë i lind,
bile tepër rrallë.
E kur bëjnë histori.. – “nuk i bën më nëna” !
në gjuhën tonë e themi.
—–
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty
gurmazin e bënë me kallo
Ata, që më ngrinin vërtik në këmbë
me brohorimat – ” Parti-Enver” !
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë
e përdridhen si në ballo
Bile më keq ! Me hundë, shijojnë
bythët e Evropës.. që qelbin erë !
——
Po po..janë ata, që dikur unë me shokë,
i shihnim nëpër albume
E…kush mund ta mendonte, se këta ishin
servilët e ” shtetit proletar”?!..
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca,
ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin mua : – Po ti aty …
pse s’mban shënime mor djalë ?
——
Tradhëtinë gjithë jetën tënde
ti e luftove pa mëshirë
Dhe kur ajo maskohej mbas shqipes
në flamur e qëndisur
“Baballarët e Kombit” nën çizmen pushtuese
çirreshin, se “ishin të lirë”
” Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin
prej dy njerzve të krisur
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje,
të hidhnin lule e buqeta plot
Madje dhe letra dërgonin, kur shkelej
apo rrezikohej, vija e Partisë
Tashmë ata”disidenta”, që në ditën e zisë
për ty derdhën rrëke me lot
Betohen se paskëshin qënë me kohë
apolegjët e demokracisë !
—–
Ehhh Enver ! Nga ta dije Ti…se prej asaj Partie
që ne deshëm shumë !
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit
e Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin, dihet,
se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët u shtuan, sa dhe të vjetrit
habitën e u ngritën prej dheut .
——
Me ty, “sa keq” paskëshim qenë në Evropë,
me “më të egrën diktaturë”
Se s’na le të bënim si të donim
e “të lirë”të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, Ti për gjysëm shekulli
si nuk arrite ta kuptoje kurrë?!..
Ja a e shikon?! Tani ku nuk gjendemi,
gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
——–
Sa ishe gjallë, më thuaj : Shqipen
kush mendoi ta nxirrte në pazar ?
Apo të guxonte dorën e tradhëtisë
ndaj saj, ta ngrinte sadopak ?
Sot Shqipëria me “Ballistët modernë”
e më të shumtit, janë zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj ngrejnë dolli
me gota qelqi , a bardhak.
—–
Kur ike Ti, në krye na erdhi ai….
që burrë nuk ish, madje as grua !
Me zërin e hollë prej vejushe : Perpara !-tha
Në rrugën e vazhdimësisë !
Unë mendoj Enver, se tradhëtar i lindur ish
Ti çmendim ke, a s’ma thua ?
Apo mendon se dredharak më i madh se ai,
nuk gjendej në historinë Partisë ?
——
Ti Enver… , nuk e di, se ne na vodhën keq,
na vranë bijtë, e i sakatuan
Teksa martirja Kosovë për liri e flamur
ndezej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës
nga larg ngrohnin duart
“Grek-ideja” projektonte jugun
ndërsa flamurin Helen ngritën në Himarë.
——-
Po Enver ! Kanë kaluar kaq e kaq vite
e na thanë se ish koha për ndryshim
Shkallmuan me themel vorreza heronjsh
e si të çmendur, prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë aq keq me lot në sy
të qante me ulërimë Atdheu im
E teksa rivarrosnin të rënët, ngritën tradhëtinë
në bulevardin”Zogu i parë”
——-
Enver ! Unë mendoj se “Doktor vdekjen”
ju nuk njohët kurrë
Ishte ai, që si krimb , zvarritej nëpër bllok,
të afrohej te të tutë
Gëzonte orëziu e me epruvetë në dorë
mblidhte jashtështëqitje e shurrë
Po ke parë Ti ,që ky shekull e pagëzoi
“Sali Baba me dyzetë hajdutë”!
——
Po ju them diçka që mbase ju me të vërtetë
dhe mund, të mos e besoni
Por të betohem që dhe vet Hamzai
bashkë me Zogun …e Esat Pashanë
Do na thoshnin: Ore, po para këtij ne qenkemi
të na thurni himne e të këndoni
Pasha zotin he burra ! Shqipes i paska mungu
një kryekriminel me famë !
—-
Ti Enver “kishe diktaturë ” bile
dhe brenda vet Kuvendit Popullor
Askush nuk guxonte të ish i lirë
në marrëzitë e pafundme të tija
Sot , gjithë parlamentin e kemi të mbushur
tejë e fund me desh përçorë
Në kopenë e deputetve ka rënë jo “plasja”
por dhe vet, “Vip-kurvëria”!
—–
Ti kokën Shqipes në flamur e ngrite aq lart
si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë me yll në ballë
niste fluturimin po aq krenare
Shqipe mali ti , bashkë me shqiponjat në
stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë të mjerës shqipe.. tradhëtia
dhe pendët, ia nxorri në pazare!
——-
Nëse do të ishe gjallë apo të paktën
të ngriheshe vetëm disa ditë
Të ngriheshe, vërtetë por dhe zoti,
këtë që s’bën dot….ai, e di mirë
E gjithë qënëria me soj e zagarë
si gjatë lufte do merrte arratitë
Mbase dhe zvarrë do tërhiqnin hekurat
në guroret e fatit pa mëshirë.
——
Enver ! Unë e di se Ti ligështohesh keq
ndaj deomos që dhe mbase nuk më beson
Po fundja, mirë të na bëhet ,se vjen një ditë
që çdo popull paguan me dhimbje… kur gabon !