Opinion

Mehmet Musa: Letër shokut

I dashur shok e vëlla Fahri!

Jemi dhe qofshi mirë, nuk kam harrue çfarë më pyete, por isha në dilemë që të përgjigjëm shkaku, se, eshtë pyetje tepër delikate dhe, më mungojnë aftësitë mendore e analitike që të jap një përgjigje apo vlerësim  adekuat!

Pyetja juaj: „ku ishin eprorët ushtarak dhe shqiptarët që nuk i dolën zotë shtetit Shqiptar për ta shpëtuar nga shkatrrimi?“

Nuk jam i sigurtë që mund t‘ia qëlloj por, po përpiqëm me aq sa kam mundësi të them diçka. Shteti Shqiptar nuk u shkatërrua në vitin 1997, po kanceri i shkatërrimit eshtë shumë më i hershëm, dhe ky kancer ka vepruar në heshtje nënë rrogoz, ku për fat të keq armiqtë e kombit tone, që jan më të organizuar,,më të mençur,,më të mëdhenjë e më të fortë, sidomos kur në shërbim kanë edhe pjellën bastarde të kombit tonë si kolaboratorë. Armiqtë e kombit tonë vazhdimisht kanë patur dhe kanë synim që emrin Shqipëri ta fëshijnë nga harta gjeografike e ta zhdukin fare nga faqja e dheut. Ata, herë në ujdi e herë në supermacion në forma të ndryshme e djallzore nuk kanë pushuar së vepruari qoftë me lekë, qoftë me ari e qoftë me armë që të arrinin qëllimin. Si dobësi përmanente ne kombin tonë eshtë përçarja e vazhdueshme sot, dje, pardje, para dhjetë viteve, para 70 viteve e gjatë tërë historisë na ka përcjellë kjo epidemi kronike e përçarjes. Nuk do flas para luftës së dytë botërore, por pas vitit 1945, ku me mund,gjak,,djersë e sakrifica u ngrit  dhe organizua LNÇ në nivel të mirfilltë një copë e vogël e shtetit Shqiptar me rreth 28.000 kilometra katrorë ,ku i dha 28.000 dëshmorë për t’u çliruar nga fashizmi e nazizmi pa ndihmën e askujtë, por duke i ngel jasht kufijve edhe tre çerek Shqipëri… Për këte tragjedi dhe coptinin e Shqipërisë ishin në dakord si lindja ashtu edhe përendimi  dhe fajin kryesorë e kemi neve vet, faktori shqiptar, si dje, sot ashtu dhe nesër, por që nuk e pranojmë dhe vetëm vajtojmë: jo kongresi i Berlinit, jo konferenca e Parisit, jo ajo e Stambollit…)

Shqipëria edhe pse u gjymtua e sakatua, prap në forca të veta e me forca të veta arriti të ngrihet në këmbë dhe të bëhet një shtet serioz në arenën nderkombëtare, ku nga 80% e vendit, që ishte këneta e moçale, me mund e djersë u shëndrrua në tokë pjellore, nga 90% e popullit që ishte analfabet, me punë, mund e sakrifica u zhduk analfabetizmi, e në vitin 1957 u themelua tempulli i dritës dhe diturisë në Tiranë, për ta ndihmuar me mësimdhënës falas ngritjen edhe të Universitetit të Prishtinës. Historikun e kaluar mbi 45 vite, nga viti 1945 e deri ne vitin 1990, teologë, historianë, filozofë, sociologë, politikologë, analist me diplomë e pa diplomë që të gjithë, me ndonjë përjashtim të vogël, e quajn “diktaturë komuniste”, “izolim totalitar”, e tjera epitete, ndërsa unë e kam një mendim dhe vlerësim  krejt tjetër dhe e quaj disiplinë e çelikt, vigjilencë dhe atdhedashuri. Përse? Sepse shqiptari dhe Shqipëria, por edhe kombi shqiptarë në përgjithësi nuk mundet as edhe për 1000 vite të arrijë atë emancipim shoqërorë, zhvillim ekonomik e përparim në shkencë, kulturë e në ngritje të vetëdijes kombëtare e,të atdhedashurisë siç e arriti në ato 45 vite. Si shembull; të krahasojmë rininë revolucionare të Shqipërisë në tokat e pushtuara nënë Jugosllavi,se me çfarë ideshë atdhetare ishte edukuar dhe brumosë para më shumë se 50 viteve, sepse një çerek shteti sado i vogël që ishte, eshtë kujdes dhe perkujdesë me të gjithë kapacitetin e tij dhe i tërë këshilli i ministrave me ;propagandën,librin,filmin,dramën, muzikën e me çdo gjë tjetër të jetë në shërbim të kombit e Atdheut që t’i ushqej, edukoj e brumosë me atdhedashuri 7 milionë

shqiptarë, ndërsa sot shikojeni se ku eshtë katandisur rinia e Atdheut tone, që eshtë promotori i të gjitha kthesave dhe ngjarjeve historike (me ashash,vjedhje,plaçkitje,prostitucione në banda e grupe kriminale të llojllojshme dhe të tjerët duke e braktisur Atdheun ditën e natën! Shqipëria e asaj kohe pas lufte kishte më pak se 1 milion banorë dhe arriti të shtohet në 3, 5 milion banorë per 45 vite,ndersa, kurse sot ka zbritur në rreth 2,5 milion banorë prap! Pastaj  mos të flasim përë pacientin e sëmurë rëndë që dergjet duke u sorollatë rrugëve të Prishtinës e Tiranës po, nuk pati lekë ose ouro, nuk e mer kushë në dorë për ta trajtuar, sepse sot nuk vlenë betimi i Hipokratit, por vlenë betimi i hipokritit, kurse para tre dekadave çdo gjë ishte falas, pra edhe shkollimi e mjeksia. Duke i patur parasysh epshet dhe apetitet e armiqëve shekullorë të kombit tone, sidomos të fqinjve  tanë, ajo epokë do mbahej mend që krahas zhvillimit ekonomik,shkencorë e arsimorë rëndësi të veçant i kushtoj mbrojtjes së Atdheut dhe fortifikimit të pozitave gjeostratigjike të vendit,si dhe ngritjes dhe edukimit ushtarak në shkallën më të lartë për kohën ne shtetet e lindjës, me moton çdo shqiptar eshtë ushtarë i Atdheut, dhe merreni me mend,në atë vend i cili u dogj e poç nga fashizmi,nazizmi e kolaboratorët fashist… Me djersën e popullit arrinë të formohet dhe ngritet flota e aviacionit ushtarak shqiptarë në vitin 1955.

Ivestimet e larta në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Shqipërisë ishin marramendëse kur llogaritet se Qeveria Shqiptare investonte dhe prodhonte armatim për çdo kokë banori mbi 18 vjeç, në të gjitha trevat tona ku ka shiptarë e jo vetëm në çerekun e Shqipërisë nga 28.000 KM-katrore (këtu duhet patur parasysh se kur  ka ivestime  maranendëse në ushtri dhe mbrojtje të Atdheut, kuptohet se mirqenja  e popullit mund të ngecë e çaloj). Politika pragmatiste, sidomos e Enver Hoxhës,,i cili për ta shpëtuar ate copë Shqipëri herë ndërtonte raporte me Bashkimin Sovjetik e herë me Kinën,e në fund me përendimin, por që përendimi nuk e pranoi dhe,e refzoi dorën e shtrirë të shtetit Shqiptar, sepse në atë këte kohë ishin raporte mbi parimin e ideologjisë marksiste -leniniste si kamoflazhë, sepse në thelb, ishte parime mbi baza kombëtare për ta ruajtur pavarësinë e vendit dhe per t’i ndihmuar trojet shqiptare të okupuara nga Jugoserbia që të çlirohen e bashkohen,e në këte kontekst me direktiva të Enver Hoxhës në vitin 1950 formohet Sektori me rëndesi të veçant për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga serbosllavia ku,ky sektor udhëhiqej nga shqiptarë të Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia që e njihnin mirë terenin, por që kishin në  mbështetje e ndihmë tërë aparatin shtetror. Kështu që emisari anglez gjatë LDB-së në Shqipëri dhe,armiku më i madh i Enver Hoxhës, David Smaill, deklaronte se nën marksizmin e Enver Hoxhës fshihet nacionalizmi më i tërbuar në Europën lindore. E si u arrit kjo e si u ngrit kjo ushtri ? Duke shpenzuar miliarda dollarë? Jo, por me një disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjshme,që domëthënë; Zbatim i rreptë, i përpikt e i detyrushëm i ligjeve, i vendimeve i rregullave a i kërkesave të caktuara; pra.bindje që jemi edukuar, bindje që kemi formuar për zbatimin e tyre në përpikmëri dhe me ndërgjegje të lartë e të pastër. Pra disiplinë në luftë të armatosur dhe e ndërgjegjshme, disiplinë shtetrore, disiplinë në ushtri, në zhvillimin ekonomik të vendit, disciplinë kombëtare e familjare ,disciplinë në rrugë,shkollë e punë që ishte moto e tërë jetës së të madhit. Enver, por edhe ju përsonalisht lum vëllai, sikur mos të kishit respektuar disiplinën sportive nuk do kishit arritë aty ku keni arritë në sportin e mundjes. Kur shteti e pushteti sado shtet i vogël të eshtë e kur i ka në hallkat e sistemit këto komponente të unitetit dhe disiplinës apo të « diktaturës », që tani lapangjozët dhe legenët e quajnë, eshtë në gjendje që për parimet themelore të lirisë së njeriut apo të shteteve të okupuara nga fuqitë e mëdha ta ngritë zërin në 36 gjuhë të botës kunder pakteve agresive më te mëdha botërore siç ishin; (paktit NATO  dhe Waschavës) apo Fuqive imperialiste dhe socialimperializmit. Po e përkthejmë në gjuhën tonë, dmth. të biesh në ngatrresë me dy superfuçitë më të mëdha në botë perë padrejtësitë që i behen thuaja tërë globit. Të ia palosh në fytyrë Nato -s, Bashkimit Sovjetik dhe UDB-ës jugosllave të gjitha të zezat e njerzimit që i kan grumbulluar kundër popujve me të vegjël. Pra duhet kuptuar që edhe këta organizma nuk rrinë duarkryqë por veprojnë me të madhe e,më shumë natën se sa ditën për të shkatrruar dhe shartuar çdo gjë që eshtë shqiptare,bindjën,kulturën,moralin,karakterin,e së fundi disiplinën që e ke ndërtuar me mund, djersë e sakrificë gjatë 45 viteve.  Të shkelish ligjin e kushtëtutën e vendit, ai që tenton, do përballej me pasoja të rrepta e të paparashikuara, ndërsa (ja çfarë ndodhë sot mes krerëve të PDSH-së (Sali Berisha e Lulëzim Basha)…

Armiqt e kombit tonë parreshtur vepruan per 45 vite me radhë,me diverzant nga toka e ajri,ku mbi 150 grupe terroristësh mësyen Shqipërinë për ta bërë paçavër, por pa e parë akoma diellin me sy u lekuiduan e shpartalluan,e në këto grupe fatkeqsisht ishin mbi 80% shqiptarë të zinjë. Prandaj e izoluan me llojlloj shantazhe dhe pastaj iu leshuan Shqipërisë së vogël, që kujtë në botë nuk i pati hak as hile ,por vetem e vetëm qe u ngrit me forcat e veta  dhe u bë zoti i vetës në vendin e vet. Pra duke patur parasyshë të gjithë ato forca te zeza të bashkuara  së toku në një kundër Shqipërisë, kuptohet se Shqipërisë tonë të dashur e të shtrenjët ja shtien flakën e ja qitën timin… Duke e patur parasyshë se gjatë marshimit 45 vjeçar dhe organizimit të shtetit në të gjitha segmentet e jetës ka patur pengesa, ngecje dhe sabotime ndër më të ndryshmet që i kan kushtuar shtrenjët Shqipërisë në veçanti e shqiptarëve në përgjithësi. Prandaj, pas vitit 1990, së  pari u sulmua bërthama e shtetit, që ishte segmenti kryesor i mbrojtjës, ushtria, ku u formuan gjyqe dhe u denuan gjeneralë dhe ushtarakë  me përvojë gjigante të shtatmadhorisë Shqiptare,,ku një pjesë e tyre u degdisë jasht vendit,dhe u dasht të vij një ministër i mbrojtjës sikur që ishte Safet Zhulali,që per nje tollovi sado e vogël të dezerton me helikopter e të ikë në Itali, u dasht të  hapen e shkatrrohen depot e armatimit ,jo për luftën e Kosovës por për t‘i zbatuar planet ogurzeza të agjenturave dhe padronëve të tyre,ndërsa armët e renda altilerike që ishin blerë me djersën e popullit u shitën për skrap në Cerrnagore. Dhe ndodhi ajo që ndodhi me Shqipërinë e mjerë që e shiqoj dhe e vëzhgoj tërë bota. Thjeshtë në Shqipëri u zbraz urrejtja ndajë mëmëdheut tonë të shtrenjët që ishte akumuluar për 45 vite me radhë, sepse deri sa kishte ligj, rregull, disiplinë dhe unitet në popull çdo përpjekje e çdo agresori dështoi me turp qoftë nga CIA, KGB e UDB-ja. Une u zgjata sepse kam parasyshë moshën tuaj, përjetimet tuaja,nga këndi dhe fuçia juaj që vlerson, akcepton dhe shikon drejt dhe pa paragjykime. E ke ndoshta  ne memorie aktin barbar e kriminal të Nezir Sherifit që hodhi nga kati i katërt i supit të Ferizajit atdhetarin Afrim Abazin, vetëm per t’i shërbye Serbisë me zellin më të madh,apo në Supin e Pejës në fund te vitit 1986, ku shërbëtorët e sigurimit serb, që ishin të gjithë shqiptarë i mbytën me torturë në lokalet e Supit,Xhemail Blakaj e Malë Morinën që ishin aktivistë të çështjes kombëtare. Po due me thënë se sa besnik ndajë armiqëve  ishin dhe janë pjella bastarde e kombit tonë!

Nuk pretendoj se thash diçka të mençur e të saktë sa që pretendoj se shpreha qëndrimin dhe mendimet e mia të sinqerta aqë sa kam mundur të vjelë në terren situatën ku në shum raste kam qenë edhe vet dëshmitar padyshim!

Falëmnderit për mirkuptim e të fala gjithandej !

Mergim, me 30 shtator 2022