Politikë

Kryeministri Rama: Kongresi i socialistëve dhe demokratëve europianë në Berlin

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin me momentet kryesore nga vizita që po zhvillon në Berlin të Gjermanisë, ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Socialiste Europiane.

Kryeministri ka publikuar foto dhe nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të kësaj vizite Rama zhvilloi takime edhe me liderët e vendeve Europiane, të ftuar në Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Rama po merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane që po zhvillon punimet në Berlin (14-15 tetor).

Më herët, Rama informoi se forcat politike progresiste nga mbarë Europa do të diskutojnë se si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës, tek kriza e imponuar e energjisë.