KIEV, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Sirenat për alarme ajrore u dëgjuan sot në mëngjes në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, njoftuan BBC dhe TASS, duke cituar agjencinë ukrainase të lajmeve, “Strana”.
Sipas “Strana”, Shërbimi i Emergjencave të vendit ka lëshuar mesazhe ku thuhet se mundësia e shpërthimeve është tepër e madhe gjatë gjithë ditës.
“Qytetarët janë të ftuar të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos injorojnë paralajmërimet për sulme ajrore”, thekson “Strana”
Këtë mëngjes, janë dëgjuar shpërthime në rajonin e Kievit dhe në qytetet ukrainase të Rivnit (perëndim) dhe Kryvyi Rih (jug).
Sipas informacioneve paraprake, në rajonin e Kievit është aktivizuar mbrojtja kundërajrore./ /a.i/
add a comment