Komenti

Emrush Xhemajli: Rusia e Putinit po përgatitet për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës

RUSIA E PUTINIT PO PËRGATITET TE PËRDOR ARMË NUKLEARE KUNDËR UKRAINËS
Ushtria e Ukrainës ka treguar sukses në kundërofanzivën e filluar nga gushti i këtij viti (2022), falë furnizimeve dhe përdorimit të armëve perendimore të precizionit të lartë.
Me hapa të sigurtë ajo është duke përparuar në fushëbetejat e Karkivit dhe Hersonit me synim për të larguar të gjitha trupat ruse nga territori i saj duke përfshirë edhe Krimenë. Pra synohet një Ukrainën në kufijtë e vitit 1992.
Eshtë e kjartë se Rusia e Putinit, dhe putinizmi si doktrinë nuk do të pajtohet me dështimin në Ukrainë. Perderisa ish rusosovjetikët u tërhoqën nga Afganistani, në vitin 1989, Rusia e sotme nuk ka shenja se këtë do ta bëjë, në rastin e Ukrainës.
Perkundrazi. Ajo ka hyrë në rrugën e pakthim. Për ndaljen e përparimit të kundërofanzivës ukrainase Putini po ndermerr hapa te tjer agresiv. Ai ka mobilizuar 300 mijë rezervistë. Por kjo mase ka pak gjasa për të ndalur tatëpjetën e ushtrisë ruse. Edhe po të jenë këta ushtarë në nivelin që kërkon luftimi, marrë së bashkë, edhe me ushtarët tjerë që tashmë janë në Ukrainë, janë trupa të pamjaftueshëm për të përballuar ushtrinë ukrainase e cila tash ka mbi 400 mijë luftëtarë nën armë dhe nga ana tjetër një territor të madh e një vijë të gjatë të luftimit. Paraprakisht mund të konkludohet se mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Putini nuk do të japë rezultate në luftën konvencionale (Rusia ka ushtri të parenovuar për kushtet e sotme të luftimit, mënyrën e urdhërdhënjes e komunikimit). Siç duket, në suksesin e mobilizimit te trupave shtesë për luftë konvencionale Putinit i kan humbur shpresa. E vetmja rrugë për të rikthyer avantazhin në fushëbetejë për Rusinë është përdorimi i llojeve të armëve që ajo i ka në posedim sic janë armët nukleare taktike me mbushje të vogël për përdorim në fushbetejë dhe armët nukleare strategjike. Doktrina putiniste ka per synim frikësimin, tmerrin dhe agresivitetin kundrejt pjesës tjetër të botës. Andaj Putini po kercnon (tani me armë nukleare) njësoj si para fillimit të pushtimit të Ukrainës. Putinit nuk i dihet. Per te shkaktuar panike e tmerr ai mund të hudhi nje apo disa bomba atomike në vendbanime të Ukraines. Duhet të kihet parasyshë: më tepër se sa për diçka tjetër, referendumet në rajonet e pushtaruara me të cilat ato i shpall territor rus, i shërbejnë për të arsyetuar përdorimin e armëve nukleare kundër Ukrainës. Sipas legjislacionit rus armët nukleare mund të përdoren në rastet kur sulmohet territori rus. Kjo don të thotë se, nëse deri para referendumeve Putini nuk kishte bazë kushteturese e ligjore ruse për të përdorë armët bërthamore, pas tyre po (gjithmonë sipas të drejtës ruse). Madje nuk duhet habitur qe një ditë rusët të thërrasin mbledhje në Këshillin e Sigurimit dhe të ankohet në Ukrainën se po e sulmon Rusinë përkatësisht pjesët që kjo e fundit i ka pushtuar ushtarakisht dhe aneksuar me “referendum”. Dhe më pastaj të kalojë gjoja në “mbrojtje”. Nëse i përdorë armët e tilla Putini mund të krijojë avantazh ne fushebetejë, të mbaj territoret që ka, eventualisht të pushtojë territore tjera dhe në bisedime të impnoje kushtet e veta të paqes. Por edhe kjo nuk i garanton fitore. Në këtë rast Perendimi përkatësisht NATO nuk pritet se do të futet në luftë atomike me Rusinë sepse, edhe në këtë situatë, zyrtarët e aleancës veriatlantike ende si deri më tash mund të arsyetohen me faktin se nuk eshte sulmuar asnje vend i NATO-s. Perendimi ose mund t’i dërgojë Ukrainës armë të njëjta, pra armë bërthamore taktike në mënyrë që ushtria ukrainase të ndali përparimin e ushtrisë ruse (mbrojtjen e Ukrainës Perëndimi e pati garantuar në marrëveshjen që pati bërë me Rusinë në kohën kur Ukraina ra dakord të heqë dorë nga armët e veta nukleare), ose të dorëzojë Ukrainën dhe të rrezikojë pjesë tjera të Europës. Deri këtu, mund të parashikohet rrjedha e ngjarjeve. Por cfarë situata do të krijohen dhe cilat do të jenë përgjigjet për to? Një dihet. Bota nuk do të jetë ajo që është sot, edhe ashtu e zhytur në krizë të pasigurisë dhe paqartësisë. (E. Xh. 08.10.2022)