Vështrim/Analizë

Ylli Meçe: Është turp i madh të rrahësh një ballist si Çelo Hoxha

Filozofia e dekomunistizimit,është në thelb mohimi i historisë që ka ndodhur,restaurim i veprimtarisë bashkëpunëtorëve të nazifashizmit për të kthyer sundimin, pashallëqet e zengjinëve feudo borgjezë

Ky nonsens ka miratimi politik të forcave kapitaliste të majta e të djathta së bashku me mazhorancën e ashtu quajtur sicialiste.

Sot për miqtë tanë të interesuar ka një shkrim brilant, i të mirënjohurit Ylli Mece për këtë temë, i cili hedh dritë rreth liliputit idiot Çelo Hoxha që ka marrë përsipër të udhëheqë “dekomunistizimin” së bashku me mbeturinat opozitare , të përfaqsuara nga pasardhës ballisto zogistë që kanë lyer duartë me gjak njerzish të pa fajshëm gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

ËSHTË TURP I MADH TË RRAHËSH NJË BALLIST SI ÇELO HOXHA

—-
Unë aspak nuk e di se përse ka studiuar ky Çelua, por kur pashë poshtë se kishte siglën “Dr”, mendova se çoç do dinte biri botës se kot nuk ta japin këtë titull. Por më rezultoi ndryshe. E vetmja gjë që përkonte ishte fakti se ai, bënte tërë kohën.. dr..dr..dr…dr..dr..si një zhurmë sifonash goditur nga gazrat. Po pse dhe ku qëndron inati im që ja kam bërë benë se po e pashë ndonjë ditë rrugëve të Tiranës do i këput një dajak të mirë që të habiten gjithë ballisto – zogistat e Shqipërisë? Çelo “trimi” i cili na merr poza para ekraneve si prej dijetar e “kompetenti” duke ja kaluar dhe atij të Sudes, me lodra fjalësh dhe pirueta frazash të çoroditura kuturu, është vendosur në qendër të vëmendjes, sidomos tani që “rruspia PS” e R. Alisë mbasi u mbars mirë e mirë me kurvarët vendas dhe ata të huaj, polli dobiça sahanlëpirës të politikës të tipit Tafër, Tufër Çeloqër e ku ta di unë se sa janë bërë kohët e fundit. Pra dalja në skenë e Çelos përkon me rishikimin që dashka të na bëjë udhëheqja bastarde e gjithë partive ogurzeza që me të zitë e tyre nxinë jo vetëm jetën e popullit tonë, por me blozën dhe katranin e shpirtit të tyre që i karakterizon, kërkojnë tashmë të merren me të ashtuquajtura “ krime të komunizmit” dhe në këtë kuadër dhe rishikimin e historisë si asaj të Luftës Nac- Çl, por dhe ndërtimit të socializmit. Le ta rishikojnë është punë e tyre, por ama historia nuk mund të tjetërsohet. Palaçua i piruetave Çelo, duhet ta dijë mirë se historinë nuk e përbën një akt tek tuk, një ndodhi e veçantë. Ajo si shkencë, studion në mënyrë dialektike historinë e zhvillimit të shoqërisë në një etapë të caktuar të saj, lëvizjet me karakter shoqëror dhe qëndrimet, pjesëmarrjet e shtresave dhe organizmave politike të ndryshme, si me karakter progresiv apo dhe regresive qofshin ato. Çelo ballisti i cili vendoset përpara Çelo partizanit, duke përfituar nga që përjetojmë kohën e maskarenjve ulërin i kollarepsur para ekraneve: “Eurekaaaa..! Lufta Nacional- Çlirimtare ishte luftë dhe vërtetë luftë…por ama e gabuar. Ai nuk thotë asgjë se kush bëri luftë të drejtë, madje arrin sa te deklarojë se disa udhëheqës të tyre dikur na paskëshin qenë dhe në administratën e pushtuesve apo të zgjedhur si kryeplak fshati sikurse ishte rasti i heroit te popullit M. Matohiti. Natyrisht që që me këtë ai kërkon të theksojë se dhe S. Moisiu, dikur, pra para se të lidhej me luftën na qënkish oficer i Zogut, pse jo dhe Enver Hoxha qe kishte punuar si sekretar konsullate ne Belgjikë na paskish qenë zogist.. Mendja e tij e lodhur të çon në idenë se komunist apo marksist duhet të lindësh e jo të bëhesh gjatë gjithë veprimtarisë dhe rrjedhimisht sipas neuroneve të Çelos me qënëse Stalin kish studiuar në kolegje e fetare duhej të ish te paktën prift në Tbilis të Gjeorgjisë. Kuptohet mëndja e tij ka një kënd shumë të ngushtë gjykimi, për rrjedhojë dhe horizonti që mbulon ky kënd është i vogël dhe ai kurrë nuk mund ta kuptojë se njeriu është një qënie e evolueshme në mendim dhe se realiteti objektiv është ai që e trondit mendimin që i jep ose karakter progresiv ose negativ. Le të analizojmë luftën Nac-Çlirimtare që Çelo”kopetenti” thotë se e udhëhoqën banda e ilegalëve komunistë të cilët nuk e gëzonin statusin për të marrë vendime e për të dënuar me vdekje spiunët e fashizmit, sepse sipas mendimit të tij, PKSH-ja, duhej të kish grup hetimor, prokurorë e gjykatës. Po mirë o Çelo, po fashizmi me urdhër të kujt erdhi dhe na vrau bijtë? Nuk e di ti se lufta ka ligje të veçanta? Ty të vjen keq se nuk u bënë me proçedura të rregullta apo të vjen keq për spiunët e vrarë? Mos PKSH-ja duhej të rregjistrohej te fashistët si Parti legale dhe tu jepte në dorë programin duke u deklaruar se ne nga sot, dita e themelimit e deri sa tju shporrim do t’ju luftojmë? Ti e quan luftën tonë se na vajti dëm dhe mori rrjedhën e gabuar. Po mos or Çelo, se do të të lexojnë anglezët e amerikanet e ma hëngre të xhixhos nga që kanë për të të shpallur dhe ty “non grata”, jo për gjë, por ti me këto deklarata ua menderos dhe atyre të cilët në emër të Qeverive deklaruan se njihnin luftën e popullit shqiptar. Zotrote mos me këtë do që në krye të kësaj lufte te dilte “Balli” që dhe emrin e kishte vendosur të tillë për të dalë në ballë, po që tërë kohen ndenji në bisht me shajake të ulura deri në gjunjë nga diarreja e pulave të pëgëra ?! E ke lexuar zotrote “poemën e halesë” që vet vëllai i Safet Butkës partizan e shkroi për të, mbasi vëllai tjetër ja futi vetes në vend të pëgërë?! U bëre ti të njollosësh një nga epopetë më të lavdishme të popullit tonë që dha jo pak por 28 mijë dëshmorë dhe kjo tokë aq sa është vaditur me gjak dëshmorësh, po aq është vaditur dhe me lot nënash? Lufta Nacional – Çlirimtare është faqja më e ndritur e këtij kombi dhe falë udhëheqjes komuniste të asaj kohe që, organizoi drejtoi dhe kurorëzoi me sukses misionin e vet e që çoi popullin drejt fitores na bën që ne sot, të ndihemi krenarë duke na radhitur në krah të fitimtarëve (përveç teje dhe llumit tënd që përfaqëson).Nëse do të ishe ti dhe sëra e jote e pështirë(të kuptohemi jo raca jote gjenetike familjare, por krahu politik që përfaqëson) Shqipëria e sotme s’do të ishte kjo që është. Ku i dihej, ty mund të të detyronin me forcë të mësoje greqishten, pra e kam fjalën Shqipëria mund të ishte e copëtuar nga ku në një pjesë të saj mund të gjendeshe ti. Por kudo që të nodheshe jam i sigurt se do mbaje anën e anti-shqiptarëve madje mund të ishe dhe “efendiko”. Habitem se ku e gjen ti kurajën të deklarosh se Lufta Nac- Çl pati drejtimin e gabuar. Kam të drejtën të pyes: Cili sipas jush do të ishte drejtimi i duhur, bashkëpunimi me fashizmin, ajo që bënë ballistet të cilët firmosën protokollin e turpit, apo mos do doje që dhe komunistët të kishin nja 2-3 vende në Këshillin e Regjencës sikurse patën ballistet? Po mirë o Çelo, po si t’ja u bëjmë anglezëve të cilët deklaronin se…” Një komb i cili ecën zbathur në dëborë, që e djegin dhe i plaçkitin shtëpitë, që vdes urie nëpër male ai e meriton të fitojë. Dhe më tej..”sukseset ushtarake të partizanëve në Shqipëri nga vet natyra e vendit, nuk kanë qenë dhe s’mund të ishin aq të bujshme sa gjetkë, por s’mund të ketë asnjë pikë dyshimi, se partizanët janë duke bërë një luftë aktive kundër gjermanëve….” Di ti Çelo ndonjë formacion ballist që të ketë çliruar të paktën një fshat të vetëm nga gjermanët? Di ti ndonjë betejë apo operacion të gjermanëve, kundër ballisto- zogistëve? Në formacionet balliste di ti a ka pasur pjesëmarrje të të rejave shqiptare me armë në dorë? Unë jam i sigurt se dhe po të gjenden nja 4 apo 5, ato të shkretat do merreshin me të qëruar pendët e pulave për drekat e darkat e tyre Jooo nuk janë fjalët e mia, por janë të vet anglezëve të cilët shkruajnë se..” Ballkomi dhe A. Kupi na premtuan se do të luftonin aktivisht kundër gjermanëve por deri tani nuk kanë bërë as dhe ndonjë aksion, megjithëse i kanë patur mundësitë. A. Kupi e la vendin e tij dhe u largua nga Këshilli i Nac- çlirimtares dhe ka prerë me të çdo lidhje…dhe më tej “ ..si Ball-Komi (Balli Kombëtar) dhe zogistët nxjerrin gazeta shume të shtrenjta dhe legale. Këto 8 muajt e fundit nuk ka patur asnjë artikull kundër gjermaneve..” Ja pra e shikon o Çelo se kush e bëri luftën? Dhe një Azis Biçaku që donte të tregohej trim, kapi anglezin”trocky” dhe jua dorëzoi gjermaneve. E di ti Çelo se për këtë akt Hitleri i nderoi ballistet duke i dekoruar.. i di këto apo jo? Tani po të sjell një deklaratë të Sejfi Protopapësi bërë në një interviste ne Tv, cili ka qene dëshmitar okular, protagonist i luftës i radhitur në çetat legale të Ballit. Kur ai pyetet nga drejtuesi i emisionit e deklaron vet se Balli s’kishte aspak disipline, se disipline dhe luftë bënin partizanët dhe se unë (S.P) ika në Shkodër te një miku im N. Peshkëpia, i cili më ndihmoi të largohesha bashkë me gjermanët nga Shkodra. E pyet drejtuesi se po pse doje të ikje? Sepse komunistët dhe ata të malit ma kishin bërë benë se po të me kapnin do të me pushkatonin… dhe e unë meritoja” Pra një deklaratë e sinqertë e një ballisti të penduar për bëmat e tij që ti dhe sëra jote bastarde kërkon tu veshësh kostumin e atdhetarëve të vërtetë teksa ata po sipas dokumenteve angleze…”janë duke bashkëpunuar me gjermanët, të cilët i kanë pajisur me arme e municione në sasira të mëdha e që i vendosin ballistet të ruajnë në rrugët kryesore, të ruajnë rendin, në rolin e policisë(police) ndërsa në qytete dalin me patrulla (lead patrols) duke i ndihmuar dhe çliruar kështu trupat gjermane nga ngarkesa. Partizanet kohët e fundit kanë hasur në forca të përziera gjermano ballistësh, te mirë armatosura e te stërvitura nga gjermanet. Luftimet e zhvilluara në zonën e Pezës dhe të Dibrës e sidomos në këtë të fundit kanë dhënë prova të bashkëpunimit shumë të ngushte gjermano-ballist (7. Xll. 1943 Pro- Fo/371 file 37145). Tani or Çelo ballisti e kundërta e Çelo partizanit, pa më thuaj mua kush ishte në rrugën e gabuar të luftës, partizanët apo ballistet? Po nga ta dije ti or Çelo ..ti në atë kohë rrezik në mos patesh qenë nocion, rrezik ke qenë embrion në allatet e prindërve të tu. I lodhur nga veprimtaria e luftës më mbas ai fillon e anatemon PKSH-ne se prej 1945 – 1948 e bëri Shqipërinë koloni të Jugosllavisë. Celooooo ..i duhet hedhur dhe mendjes dhe jo vetëm barkut” Ti a nuk e di se si në Konferencën e Bujanit është firmosur dhe janë marrë vendime dhe në prezencë të përfaqësuesve jugosllavë dhe Kësh .Nac- Çl të Jugosllavisë, që mbas lufte Kosova duhej t’i bashkëngjitej trungut amë, vendime këto që rridhnin nga Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e popujve? Ne vërtetë i besuam jugosllavët që e mbanin veten si komunistë, por i besuam deri në atë pikë sa kuptuam qëllimet e tyre social dhe neo- shoviniste. Dhe unë psh ty deri dje të besoja se ishte një dashamirës i sistemit që e duartrokisje vazhdimisht, që kur çoheshe e diskutoje e filloje termologjinë …”Partia dhe shoku Enver na kanë mësuar…” Tani më thuaj të lutem ç’faj kam unë se e drodhe ti? Ne, vetëm një Jugosllavi na u desh ta njihnim për 3-4 vjet, teksa unë deri sa u përmbys socializmi nuk të njoha madje më le me gisht në gojë..të ish Çelua ynë ky që u vu në krye te “Instit-muten për krimet e komunizmit” ? Te pyes ty që ke titull historiani: Enverit, Stalini i tha mos i lejo trupat e divizionit jugosllav të futen se jua u kanë me hile, apo ishte vendim i vet udhëheqjes shqiptare?! Dhe që ta mësosh ti e kundërta e Çelo partizanit, atyre atë situatë jua u patën përgatitur dhe klani pro – titist që nga K. Xoxja, N. Spiru etj, të cilët kishin pikëpamje titiste, pikëpamje këto, që u dënuan dhe ndëshkuan nga E. Hoxha, i cili sipas zbulimit tënd e paskish çuar drejtimin e luftës jo atje ku kishe dëshirë ti dhe ballisto – zogistët e tu klasike, por dhe ata modernë, që mbasi tradhtuan idealet e tyre u bënë më ballistë se vet Mitati dhe në zogistë se vet Bazi i Canes. Kish nga ata që besonin te sinqeriteti dhe vëllazërimi internacionalist i Titos, por ja që Titua ish agjent i britanikeve dhe nuk mendonte për një Jugosllavi socialiste( pavarësisht emrit) por për një Jugosllavi me ekonomi gjysëm kapitaliste. Por kapitalizmi që thua ti Çelo, sidomos vendet e mëdha, do s’do, të çon në hapjen e orekseve shoviniste dhe pikërisht kjo periudhë shërbeu si periudhë njohje, shërbeu nga ana tjetër dhe si një periudhë për zbulimin demaskimin e planeve të tyre djallëzore. Pra jo një fakt në marr dhëniet shqiptaro- jugosllave, jo një sjellje, jo një vendim, por tërësia e tyre ne vazhdimësi në një shtrire kohore të caktuar përbën historinë e marr dhënieve tona me ta. Procesi i njohjes, fillon nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, nga e panjohura drejt njohjes kjo është dialektika e historisë që ti nuk e njeh aspak. Po cilat na qenkan në fund të fundit krimet e komunizmit në Shqipëri? Cilët quan ti krime, formimin e PKSH-se? (Ja qe ti s’kishe lindur para Marksit dhe Leninit që të të pyetnin ty. Mos vallë konsideron luften Nac- Çlirimtare?Nuk e thua krime..por rrugë e gabuar qe coi ne krime. “Dobiç” i madh qenke! Jo Ali Hoxha…por Hoxhë Aliu! Atëherë më thuaj kush e bëri kush e organizoi drejtoi dhe e çoi në fitore? Quan krim se filluam luftën kundër analfabetizmit që në male ku ti me të drejtë thua se ç’faj kam unë Çelo filozofi se ata( partizanët ) ishin injorantë, pa e venë gishtin se kush e kishte lenë popullin tonë ne fund te viteve 39 me 90% analfabetizëm? Mos vallë quan Reformën agrare dhe shpronësimin e pronareve te mëdhenj bejlerëve agallarëve kapidanëve qe i patën pirë gjakun popullit? Pse nuk flet zotrote për krimet e tyre dhe të diversantëve që erdhën me banda për të rrëzuar pushtetin e popullit, që na vranë Bardhok Bibën, mësuesin N.N Gjoken, Cucat e Malsisë e sa e sa aktivistë të frontit çlirimtar? Ti flet se për 45 vjet na paskëshin vdekur 200 mije fëmije nga uria varfëria dhe përkujdesja e dobët. Mashtrues i madh je sepse nuk merr shifrat në mënyrë progresive në raport me popullatën. Nëse një vend e merr pa asnjë fabrike, pa asnjë hidrocentral, pa asnjë hekurudhe dhe infrastrukture rrugore, pa asnjë shkollë e spitale, me një shkatërrim total dhe gati gati si një trashëgimi mesjetare dhe nga ana tjetër për një kohë rekord të arrish transformime madhështore që habitën rajonin, është përveçse një pune e madhe e titanike e këtij populli dhe një akt i madh atdhetar. Po kush i udhëhoqi këto këto transformime? Mos vallë ata që morën arratinë dhe shqyen shalë e benevrekë mbas makinave të gjermanit ?! Jo Çelo jo, ti i di fort mirë se kush, por duke qenë se po të hedhin e të ushqejnë mirë në sahanin që lëpin ke filluar e tund bishtin për të lajkatuar padronët e tu. Veç mos të takofsha ndonjë ditë rrugëve të Tiranës pa do më njohësh mirë! Do më padisësh te SPAK-u ? Punë e madhe mbas burgu do rregjistrohem ne shoqaten e te persekutuarve! Por SPAK-u s’po dënon dot ata që kanë duart me gjak e jo më mua që një dajak do të të jap e asgjë tjetër. Jo Çelo, mo u tremb, se është turp i madh të rrahësh një ballist. Ata i ka rrahur e i ka “menderosur” historia, me vulën e glasave që s’kanë për t’jua u hequr sa të jetë jeta.
——–
Ylli Meçe- Gazeta “Sot” dt. 20. 9. 2022