Vështrim/Analizë

Xh. Gjini: Kujt po i shërbejnë ca media e ca gazetarë të tyre

Kujt po i shërbejnë ca media e ca gazetarë?
Per disa media e per ca gazetare te tyre (te financuar nga fonde e qarqe antishqiptare…) jashte kufijve te Republikes se Shqiperise nuk ka shqiptarë!! Keto media e keta gazetare te tyre do te duhejë te kishin mesuar te verteten tragjike se Republika e Shqiperise (shteti ynë AMË) perben ose perfshinë vetem nje te treten e tokes se Shqiperise qe edhe sot banohet nga shqiptaret. Studjuesit tane, njerezit e letrave, te kultures e te artit dhe, sidomos mediat e gazetaret e tyre duhet ta bejne qarte dallimin midis konceptit Republika e Shqiperise (Shqiperia politike – londineze), qe perfshin nje te treten e Shqiperise dhe konceptit Shqiperi, qe perfshin çdo pellembe te tokes shqiptare…
Sonte degjova nje gazetar qe kishte pergatitur nje kronike televizive per llixhat e Elbasanit: “Ne keto llixha, thoshte gazetari i shpelare nga çdo ndjenje e formim kombetar, vijne per kurim (sherim) edhe shume kosovare dhe maqedonas”!! Tmerresisht fyese dhe poshteruese per popullin shqiptar te Shqiperise jashte kufijve te Republikes se Shqiperise!! Pse te mos thuhet shqiptare nga Kosova, Maqedonia, nga krahinat tona nen Greqi, Mal te Zi e Serbi?! Ky soj i mediave dhe gazetareve te tyre antishqiptare do te duheje te “shurdhoheshin” pergjithmone ne shtetin tone Ame dhe ne gjithe Shqiperine…