Vështrim/Analizë

Fatmir Brajshori: “Po nisem për haxh”!

“PO NISEM PËR HAXH!“
Tashti më lejoni të shprehem për këtë dukuri, ashtu siç e mendoj dhe e perceptoj pelegrinazhin e „vonuar“ drejtë një vendi arab për të bërë vetërrotullime rreth një guri, të mbuluar me një perde (ose tepih mëndafshi), ku mendohet që secili besimtarë islam e ka për „borgj“ që së paku një herë të shkojë…
Unë, jam që kush ka mundësi të shkojë!
Nuk e di se përse u bë kaq zhurmë rreth asaj që BIK ( Bashkësia Islame e Kosovës) paska caktuar një çmim prej 5700 Eurove për secilin që dëshiron me shkue?
Ky çmim, mendoj është shumë i volitshëm, i lirë dhe i „ arsyeshëm.“
Pra BIK- u ka menduar me „ logjikën“ e masave dhe jo me logjikën e „ parisë.“
Përshembull, sipas meje çmimi shumë më i arsyeshëm do të ishte dikund afër 11.400 Euro për person!
Por, BIK-u siç duket, ka menduar që gjysmen e hargjimeve (5700 Euro) ta kryejnë vet pelegrinët ( sepse „ gjysmën tjetër e mbulon BIK-u) dhe kështu t‘ju mundësoj njerëzve ta fitojnë „ xhenetin“ me pak pare!
Se pa pare s‘ka xhenet!
2.
Në „ mahallën time“ nisnin të gjitha dreqnitë e botës!
Edhe tullumbaqet e kuqe!
Më kujtohet, moti një ditë, deri sa po qëndroja në oborrin e shtëpisë, i dëgjova disa britma fëmijësh:
„ Haxhi fallsi! Haaxhiii Fallsiiii! Haxhi Fallsi!
Dola në rrugë dhe pash H. e D. që po ecte teksa fëmijët e mahalles, i shkonin pas dhe i brohorisnin „ haxhi fallsi!“
( Ishte skenë gati e njejtë me fëmijët dhe dervishin te filmi:„ Lepuri me pesë këmbë“)
„ Po pse po i thoni H. ashtu?- i pyeta.
Ata m‘u afruan dhe filluan të flasin:
„ O Tush, e kena zbulue H. e D. se ka „ rrejtë“ kishe ka qenë haxhillëk;s‘u kanë n‘Mekë po n‘Turqi edhe n‘Stamboll i ka ble do kapela t‘haxhive…“
A ka qenë apo jo nuk e di por ajo që e di është kjo:
Ai kishte punuar në një shtet europian dhe kishte kohë që e merrte pensionin nga ai vend. Me djalin e tij t‘madhin ishin ndarë por jetonin së bashku në të njëjtin oborr me shtëpia të ndara.
Në fillim vitet e 90-ta,djalin ia larguan nga puna. Ai ishte baba i 5 fëmijëve. Një ditë djali i H. u sëmurë dhe mjekët i thanë se kishte tumor në tru.
I pa punë, i sëmurë me 5 fëmijë filloj të vuante nga skamja. H-ja edhe pse djalë e kishte, pensionin e mirë nga Europa nuk e ndihmonte djalin e tij Z-ën…
Z-ja e kishte gruan me shami dhe mantel ( shprehje e kohës) dhe ajo një ditë në mahallë ecte rrugës pa shami dhe mantel. Kërkonte punë por askush se mirrte me shami në kokë; ishte nënë e 5 fëmijëve!
Vjehrri se ndihmonte!
Një ditë H-ja shkon te OH „ Nëna Tereze“ dhe u thotë:
„ A mundeni disi me i ndihmuar Z. se i ka 5 fëmijë e po vuan për bukë?“
– Çka e ke ti Z-ën e pyet njëri.
„ Është djali jem!“ u thotë H- ja.
– Po ti more Hë, – i thotë një që e njihte.
– Ti e ke pensionin e mirë nga Europa e pse s‘i ndihmon djalit në një oborr jeton me të?
H- ja i qe përgjigjur:
„ E valla jemi nda, e unë me t‘voglin ( ky po ashtu jetonte në Europë) kam shkue… po nëse mundeni me i ndihmuar…“
Më vonë u kisha dhënë të drejtë fëmijëve të mahalles ( lagjes ) që kur e shihnin i shkonin pas duke i thënë:
„ Haxhi fallsi!“
P. S.
Më falni por desha t‘ju pyes:
„ A, mos ka ndokush nga Ju që e lexuat këtë rrëfimin tim, me m‘i huazuar 5700 Euro se po dua me shkue në haxhillëk!
Kush m‘i huazon „ zoti ( allahu) e ruajt!“