Shkëndija e Parë që ndezi Luftën e Madhe Antifashiste në Shqipëri
84 vjet më parë, më 5 qershor të vitit 1940, në Pyllin e Vanorit, në Pezën e Madhe, u krijua Çeta e Parë Antifashiste në Shqipëri, por edhe në Ballkan e në gjithë Europën, me komandant trimin legjendar, Myslim Peza. Formimi i Çetës Patriotike të Pezës përbën një ngjarje të rëndësishme për Historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për Shqipërinë e për gjithë shtetet që u bashkuan në Luftën e Madhe për të mposhtur nazifashizmin që do të pushtonte botën.
Kjo ngjarje na bën të krenohemi si komb e si popull sepse Çeta e Pezës ishte shkëndija e parë që ndezi Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, që ndezi në fillimet e Luftës II Botërore kundër nazifashizmit.
Ceta e Parë Antifashiste e Pezës ka historinë e saj të formimit, të luftës së saj patriotike dhe të heroizmit partizan. Atë e krijuan rrethanat e kohës, e krijoi urrejtja ndaj pushtuesve fashistë italianë, e krijoi populli i Pezës dhe biri legjendar i kësaj krahine, patrioti i shquar, Heroi i Popullit Myslim Peza. Myslimi Peza, i mërguar jashtë vendit per shkak të përndjekjes që i bënte regjimi i Zogut, për ta vrarë ,sapo mësoi pushtimin e Atdheut nga fashistët italianë, u kthye menjëherë ne vendlindje. Dhe kthehet me një vendim të prerë e me një mision të qartë: të vihej në balle të luftës per të shporrur pushtuesit nga trojet tona.
Ne kohën që pushtuesit italiane vazhdonin t’i shtrinin kthetrat e tyre robëruese në tërë vendin, në Shqipëri nuk kishte asnjë forcë politike që të bënte thirrje për bashkim të popullit dhe për luftë kundër fashizmit. Edhe ata që dolën më 7 prill të vitit 1939, ne Durrës, me në krye Mujo Ulqinakun, per të sprapsur pushtuesit fashistë, i pat thirrur ndërgjegjja e tyre kombëtare. Krejt vullnetarisht patën vepruar edhe antifashistët e tjerë ne Shëngjin, Vlorë, Sarandë e gjetkë. I mbrujtur me zemëratë të madhe për regjimin antipopullor të Zogut, tashmë i mbushur edhe me më shumë urrejtje për shkak të pushtimit fashist të vendit, Babë Myslimi vendosi të krijojë Çetën Antifashiste. Po cilët ishin pjesëtarët e pare të këtij formacioni te lavdishëm? Ishte vetë ai, Myslim Peza dhe tëre pjesëtarët e familjes së vet, duke fìlluar që nga bashkëshortja, djali dhe vajzat. Ishin anëtarët e familjes së vëllait të tij. Ishin edhe njerëz të tjerë të gjakut të vet, të farefisit. Myslim Peza si komandant i Çetës mobilizoi gjithë të afërmit e tij, si per t’u thënë tërë pezakëve dhe jo vetëm atyre, se ne kemi vendosur edhe të sakrifìkohemi per çështjen e shënjtë të çlirimit të Atdheut.
Çeta Antifashiste e Pezës nuk mbeti vetëm e familjes dhe farefisit të Myslim Pezës, që fillimisht bëheshin 30 vetë. Por ajo do të rritej e do të shtohej ditaditës, javëpasjave e muajpasmuaji… Në të u përfshinë gjithë pezakët patriotë ,por dhe luftëtarë nga fshatrat e Kavajës, Shijakut, Durrësit, Peqinit etj… Brenda pak muajve ky formacion antifashist do të përbëhej nga më shumë se 70 luftëtarë e më vonë 100. Mes tyre ishin edhe Kajo Karafili, Ramazan Çoba, Shaban e Shkurt Rexha, Sul Jonuzi, Hamdi Grori, Avdi Kasalli, Xhaferr Durishti, Kasem e Sadi Sinani, Zyber Peza, Rrem Haka,Ymer Kurti, Fadil Çelmeta, Lui Brahja, Vath Korriku etj. etj…. Në të do të rreshtoheshin ushtarë që kishin dezertuar nga Lufta Italo- greke. Të gjithë ishin të vendosur dhe të betuar per misionin qe kishin marre përsipër të kryenin. Ata shikonin te Babë Myslimi njeriun që do t’i udhëhiqte për të mirën e Shqipërisë, njeriun që nuk kishte asnjë interes për vete veç për popullin e Atdheun. Fjala e tij kishte peshë, fjala e tij ishte ligj e besë. Prandaj ai u kthye për ta në një komandat trim e sypatrembur dhe e ndoqën pas deri në fund. Çeta tashmë do bënte aksione të tilla që do të ngjallte besim e dashuri te populli. Babë Myslimi organizoi disa aksione prita kundër fashistëve, sidomos përgjatë rrugës kombëtare Tiranë – Durrës e anasjelltas. Çeta po kthehej në një shqetësim e kërcënim për qeverinë fashiste e për pushtuesit fashitë. Për këtë arsye më 16 mars të vitit 1941 mbi 700 karabinierë fashistë, të pajisur me armët me të mira të kohës, mbërritën në Pezë per të asgjësuar Çetën e Babë Myslimit, me shpresën e madhe se kështu do të mund të shuanin përfundimisht shkëndijën e fuqishme të luftës antifashiste ne Tiranë. Por pikërisht në luftën e 16 marsit 1941 antifashizmin i kësaj çete do të bëhej edhe më i fuqishëm e fama e saj do të rritej shumë. Fashistët shkuan në Pezë per të asgjësuar Çetën por i kishin bëre llogaritë gabim. Gjatë kësaj lufte, ku spikati talenti i Babë Myslimit si komandant, u shpalps patriotizmi i luftëtarëve të kësaj çete. Armiqtë lanë 84 te vrarë e shumë të plagosur. Nga Çeta mbetën pesë dëshmorët e parë të saj: Hasan Peza, Sadi Sinani, Vath Korriku, Xhaferr Durishti dhe Muharrem Haka. U plagosën dhe mbetën invalidë të Luftës edhe disa luftëtarë, si Skënder Peza, Emin Çelmeta, Qemal Deliallisi, Shkurt Rexha dhe Sulejman Brahja.
Edhe pas kësaj përpjekjeje të përgjakshme, Çeta Antifashiste s’i ndërpreu luftimet. Përkundrazi, i vazhdoi në Pezë dhe në një territor të gjërë, që shkonte nga Shijaku, Kavaja e deri nga Peqini e Lushnja. Dhe kudo dëshmoi heroizëm të pashoq, duke u bërë frymëzim.
Kthimi nga çetë patriotike në çetë partizane
Çeta e Pezës po kthehej në një shkollë të luftës. Këtu luftëtarët po merrnin mësimet e para të shkollës së madhe të Luftës Antifashiste. Çeta e Pezës dhe komandantit të saj tërhoqën vëmendjen e komunistëve.
Që herët, pasi u kthye nga Resnja, pas 9 vjetësh mërgim, më 11 korrik të viti 1939, Enver Hoxha zhvillon një takim me Babë Myslimin, ku biseduan për hallet e popullit e do të bëheshin miq. Në janar të vitit 1941 Enver Hoxha zhvillon përsëri një takim tjetër me babë Myslimin, te Dyqani Flora. Më 1941 Enver Hoxha shkon dy herë në Pezë. Ai u takua me luftëtarët e komandantin e saj Myslim Peza dhe u propozoi që të pranonin në gjirin e tyre komunistë. Më 21 gusht të vitit 1941, kur ende nuk ishte krijuar Partia Komuniste e Shqipërisë, me inisiativën e Enver Hoxhës, çeta Antifashiste do të shndërrohej në çetë Partizane. Ata pranuan. Në Pezë shkoi edhe Qemal Stafa. Tanimë ajo do të kishte edhe komisar politikë, siç do të ishte Vasil Shanto e, ca me pas, Mustafa Gjinishi.
Ne këtë kohë e në vazhdim, luftëtarët e çetës do të bëheshin edhe me të vetëdijshëm per misionin që ishin duke kryer. Me kalimin e muajve çeta do te zgjerohej me luftëtarë të rinj, ardhur edhe nga rrethe te tjera, sikundër që do të shtohej edhe me kuadro të përgatitur, sjellë këtu me detyra konkrete. Që këtej doli nevoja që të krijohej batalioni i pare partizan i Pezës. Në vazhdim –
Batalioni i dytë, i tretë e me radhë. Ca me pas u krijua Grupi Partizan i Pezës dhe, me në fund, edhe Brigada XXII Sulmuese ,me komandant birin e shquar të Kavajës, Sali Verdha dhe komisar militantin e hershëm shkodran, Tonin Jakova.
Duke kujtuar 80 vjetorin e krijimit të Çetës së Parë Antifashiste të Pezës, kujtojmë me krenari sakrificat dhe heroizmin e popullit të kësaj zone martire, kujtojmë Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit tonë dhe ngremë lart antifashizmin shqiptar që duhet të kujtohet brezpasbrezi si një vepër monumentale.
Xhevdet Çelmeta
add a comment