NË VEND TË URIMIT
-Mbesës time Morea në dhjetëvjetorin e lindjes-
As një moment
As ditë as natë
Prania yte
Nuk mungon.
Asnjë çast
As këtë ditëlindje
Jubilare
Uratën për Ty
Nuk e ndal.
Për shëndet
Fizik e mendor
Për siguri
Dhe mbrojtje
Nga trishti
Mendimi i lig
E qëllimi i keq
E synimi hipokrit.
Kujdes!
Nga inatet
Mosdurimi
E urrejtja.
Uroj !
Të jesh
Gjithmonë
Siç ishe
Dhe tash
Si je.
JEMI BASHKE..!
Kudo jemi ende bashkë
Në shtëpi
Të kam afër
Në sofër
Ulur bashkë
Të buzëqeshur
Zë ëmbël
E fjalë të bukura
Kudo shkoj
E kudo dal
Ti
vjen pas.
Hija jote
Më përcjell
Jemi bashkë
Malli nuk na lëshon
Të ketë ndarje
Brenga shtërgon
Për të ardhmen.
YLLI POLAR
Moshatar me qiellin
Me diellin e Hënën
Me tokën
Moshatar me univerzin
Me i vjetër
Se Adami dhe Eva
Ylli që ndriqon
Rrugën e njerëzisë.
add a comment