ULËRIMA E ZOTRAVE TË VEGJËL NË KAFENE
Përditë lindin zotra të vegjël
Dhe përnatë ndërrohen
Në ulërimën e kafenesë
Dhe dënojnë pa dëshmi të re
Të mitologjisë së koklavitur
Të zhytyr në llugë në kallamet e kënetave
Dhe gërmojnë nën shi varrin e vet
Dhe nga varri kërkojnë dalje në detë
Duke vajtuar zotrat e palëndueshëm
Pa gazeta është vendi i vdekjes së tyre
Ata i dinë të gjitha
Me ta edhe orët kanë filluar të çmenden
add a comment