Portreti/intervista

Florin Dushi: Sado Koshena – Heroinë e Popullit

SADO KOSHENA Heroinë e Popullit ??
Lindi në fshatin Dukat të Vlorës më 1855.
Më 1907 së bashku me burrat ka qëndruar kundër xhandarëve turq.
Me thirrjen e Qeverisë së Vlorës në dhjetor 1912, Sado Koshena së bashku me të dy djemtë e saj luftoi në Llogora kundër forcave greke që kishin zbarkuar në Himarë dhe që me ndihmën e disa tradhtareve vendas synonin zgjerimin e zonës së pushtimit dhe rrëzimin e Qeverisë së Vlorës.
Në verën e vitit 1920, ashtu si Rubi Hosi, gruaja e dëshmorit Toto Hosi dhe Hanko Mete nga Bolena edhe Sado Koshena u radhit vullnetarisht përkrah burrave të fshatit dhe djemve të saj në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesi Italian.
Gjatë rezistencës shqiptare përkrahu Frontin Nacional-Çlirimtar.
Vdiq në Dukat të Vlorës më 1955 në moshën 100 vjeçare.