Vështrim/Analizë

Mathieu Aref: Mendimi im për fenë (shqip e frëngjisht)

Shkurt e shqip!
   Për të përfunduar këtë debat mbi fenë (jo për ta zgjidhur) po jap mendimet e mia përfundimtare. Në planin personal, ka qenë një kohë shumë e gjatë (gjatë rinisë sime në Egjipt) që kam kuptuar se fetë ishin vetëm një mjet për të nënshtruar mendjet (dhe zemrat!) e popujve me rregulla dhe parime kastruese dhe drastike, që kanë penguar këta popuj të evoluojnë normalisht sipas ligjeve të natyrës, vlerave morale universale, rregullave dhe ligjeve ku jetojmë, lirisë së shprehjes, mendimit dhe komunikimit apo të gjitha besimeve personale fetare dhe sipas vlerave stërgjyshore të rrënjosura nga familja (dashuria për Atdheun, respekti për të tjerët, respektimi i specifikës etnogjuhësore dhe të origjinës sonë identitare, etj.) dhe sipas parimeve të edukimit dhe arsimit të marrë, njohurive dhe përvojës së fituar, etj.
Prandaj, pasi kam pasur reflektime të pjekura, kam vendosur të konsideroj se njeriu absolutisht nuk ka nevojë për një fe për të besuar ose jo në një zot të vetëm ose jo. Pasi e zgjidha në thelb problemin e fesë, më duhej të zgjidhja vetëm atë të Zotit. Aty si mendimtar, intelektual dhe shkencëtar i lirë ende nuk e kam zgjidhur këtë problem, sepse është i shumëfishtë dhe kompleks. Si ta përcaktojmë atë? A ka qenie të tjera njerëzore, kafshësh apo të tjerë diku tjetër përveç në planetin tonë? Pse ka shumë e shumë planete të tjerë, shumë galakcia, shumë diej, shumë satelite, e kështu me radhë ad infinitum? Kjo pyetje e mbetur pezull, vendosa të përvetësoj agnosticizmin, domethënë pamundësinë e arritjes së absolutit, pasi as inteligjenca ime, as arsimi, as njohuritë e mia, as fetë nuk mund të më ndihmonin të gjeja një zgjidhje të kuptueshme ose të besueshme për këtë mister.
Thënë kështu, kthehem te problemi që Islami ka ngjallur deri më sot në trojet shqipfolëse, të cilat e trashëguan këtë fe gjatë pushtimit osman më shumë se gjashtë shekuj më parë. Megjithatë, pa qortuar askënd për besimin në këtë fe apo të tjerët (që është një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qenieje njerëzore) e kuptoj, unë që kam jetuar në një vend dhe mjedis mysliman, se kjo fe nuk është në përputhje me specifikën shqiptare si një vend evropian dhe një grup etnik i vjetër me karakter të fortë, zakone unike dhe me një kulturë dhe gjuhë po aq stërgjyshore. Nuk do të bëj një ekzegjezë këtu as të kësaj feje, as të kushteve në të cilat populli pellazgo-shqiptar i është dorëzuar gjatë gjashtë shekujve të fundit një feje të ardhur nga vende të largëta që praktikisht nuk ka asgjë të përbashkët: as grupin etnik, as gjuhën, as kulturën, as shkrimin, as zakonet, as traditat, etj.
Prandaj, këtu do të trajtoj problemin që aktualisht na preokupon dhe që është bërë kryefjalë ditët e fundit me rastin e mbarimit të Ramazanit, pra faljen publike të Bajramit në qendër të një qyteti të rëndësishme në Shqipërinë e mesme, etj.
• Para së gjithash, është lutja e një turme të madhe besimtaresh (gra) që erdhën për t’u falur në një shesh të madh në një qytet në Shqipërinë qendrore.
• Një shumicë “besimtaresh” ishin të mbuluara dhe ata që ishin përballë kësaj skene, të cilat u fotografuan (akt vullnetar propagandistik) nuk ishin dukshëm të tipit europian. Është një demonstrim i dukshëm i propagandës dhe prozelitizmit për t’u imponuar në vend. Situata po bëhet shumë e rëndë. Secili është i lirë të besojë në fenë e tij dhe të falet privatisht ose në xhami dhe kjo në një vend evropian laik si i yni, sepse ne nuk jemi zyrtarisht një vend mysliman siç është rasti në Arabi, Egjipt apo gjetkë.
• Qeveria e Tiranës duhet t’i marrë seriozisht këto manifestime fetare dhe këto kostume të një epoke të kaluar. Unë vetë, pasi kam jetuar 28 vjet në vendet arabe, nuk kam parë kurrë në kohën time gra të mbuluara apo tubime të tilla fetare! Situata është e rëndë dhe nesër do të jetë shumë vonë nëse nuk bëhet asgjë për të zhdukur këtë fenomen shkatërrues për qytetërimin tonë. Ne duhet të sigurojmë që as Salafizmi, as Vehabizmi dhe as Vëllazëria Myslimane të mos vendosen përgjithmonë në Shqipëri, e cila është kthyer « porta e Evropës » për këto sekte ekstremiste. Unë nuk jam për zhdukjen e fesë së moderuar myslimane por, jam kundër ekstrémizmit islamik.
Çfarë morali duhet të nxjerrim nga kjo ngjarje e pazakontë në një vend europian të pamësuar me këtë lloj spektakli ? Mbaj mend që ndodhi një ditë në sheshin e madh « Skënderbe » në Tiranë. Pra, pse të gjitha këto tubime fetare të përsëritura në sheshet publike në Shqipëri, në një vend zyrtarisht laik? Kush përfiton nga ky lloj demonstrimi i sforcuar dhe organizuar? Kush është organizatori, sponsori apo nxitësi? A është një lëvizje tinzare, objektivi i vetëm i së cilës është përhapja e një islami ekstremist dhe retrogradë në një pjesë të popullsisë, që ka mbetur myslimane dhe që ka qenë gjithmonë e moderuar dhe tolerante ndaj dy feve të tjera kryesore të vendit: asaj katolike dhe ortodokse (që ekzistojnë shumë para Islamit)? A duan që me kohë dhe financime të huaja të krijojnë një “Albanistan” në Europë?!… që do të shërbejë si platformë për të pushtuar pjesën tjetër të Europës?! Kujdes pra: në mesin e ekstremistëve myslimanë nuk ka “Komb”! Për ta vetëm “Feja” është Komb (Umma)… ka vetëm “Shtete Islame” jo Kombe… kjo nuk është në përputhje me kombin pellazgo-shqiptar! Pra, këta njerëz vetëm duan të përpiqen të shkombëtarizojnë popujt dhe të “krijojnë” “Shtete Islamike”!?
Prandaj, paralajmëroj autoritetet qeveritare në R. e Shqipërisë, R. e Kosovës dhe Maqedonisë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që tubime të tilla fetare të mos ndodhin më në hapësirat publike dhe që ato të veprojnë në një mënyrë strikte në lokalet e zakonshme të lutjeve (xhamitë, kishat ose tempujt) në Ballkan ku ka vetëm shtete “laike”.
Français
Pour clore ce débat sur la religion (et non pas la résoudre) voici mes dernières réflexions. Sur le plan personnel cela fait très longtemps (durant ma jeunesse en Égypte) que je me suis aperçu que les religions n’ont été qu’un moyen de subjuguer l’esprit (et le cœur !) des peuples avec des règles et des préceptes castrateurs et drastiques qui ont empêchés ces peuples d’évoluer normalement selon les lois de la nature, des valeurs morales universelles, des règles et des lois où l’on vit, de la liberté d’expression et de pensée, de communication ou de toutes croyances religieuses personnelles et selon les valeurs ancestrales inculquées par la famille (amour de la patrie, respect des autres, respect de la spécificité ethnolinguistique de nos origines identitaires…) et d’après les préceptes de l’éducation et l’instruction reçues, les connaissances et les expériences acquises, etc.
Par conséquent après avoir près mûres réflexions je me suis résolu à considérer que l’on n’a absolument pas besoin d’une religion pour croire ou pas en un dieu unique ou pas. Ayant intrinsèquement résolu le problème de la religion il ne me restait que de résoudre celui de Dieu. Là en tant que libre penseur, intellectuel et homme de science je n’ai toujours pas résolu ce problème car il est multiple et complexe. Comment le définir ? Existe-t-il d’autres espèces humaines, animales ou autres ailleurs que sur notre planète ? Pourquoi y a-t-il de très nombreuses autres planètes, de nombreuses galaxies, de nombreux soleils, de nombreux satellites et ainsi de suite à l’infini ? Cette question restant en suspens je me suis résolu d’adopter l’agnosticisme, c’est-à-dire l’impossibilité d’accéder à l’absolu puisque ni mon intelligence, ni mon instruction, ni mes connaissances, ni les religions n’ont pu m’aider à trouver une solution compréhensible ou fiable à ce mystère.
Ceci dit je reviens sur le problème qu’a suscité l’Islam jusqu’à ce jour dans les pays albanophones qui ont hérité de cette religion lors de l’occupation ottomane il y a plus de six siècles. Sans toutefois reprocher à qui que ce soit de croire en cette religion ou d’autres (ce qui est un droit inaliénable de tout être humain) je m’aperçois, moi qui ai vécu dans un pays et un milieu musulman, que cette religion n’est pas en adéquation avec la spécificité albanaise en tant que pays européen et vielle ethnie au caractère bien trempé, aux mœurs uniques et avec une culture et une langue également ancestrales. Je ne vais pas ici faire l’exégèse ni de cette religion, ni des conditions dans lesquelles le peuple pélasgo-albanais s’est plié pendant les six derniers siècles à une religion issue de pays lointains n’ayant pratiquement rien en commun : ni l’ethnie, ni la langue, ni la culture, ni l’écriture, ni les us et coutumes, etc.
Je vais donc aborder, ici, le problème qui nous préoccupe actuellement et qui a défrayé la chronique ces derniers jours à l’occasion de la fin du Ramadan c’est-à-dire la prière publique du « Bajram » en plein centre d’une importante ville d’Albanie centrale.
• Tout d’abord il s’agit d’une prière d’une très grande foule de croyants venue prier sur une grande place d’une ville importante de l’Albanie centrale.
• La plupart voire la majorité des « croyantes » étaient voilées et celles qui étaient devant cette scène qui a été prise en photo (acte volontaire de propagande) n’étaient pas visiblement de type européen. C’est une démonstration évidente de propagande et de prosélytisme pour s’imposer dans le pays. La situation devient très grave. Chacun est libre de croire en sa religion et de prier en privé ou dans les mosquées et cela dans un pays européen et laïc comme le nôtre car nous ne sommes pas un pays musulman comme cela se passe en Arabie, Égypte ou ailleurs.
• Il faut que le gouvernement de Tirana prenne au sérieux ces manifestations religieuses et ces tenues vestimentaires d’un autre âge. Moi-même, ayant vécu 28 ans dans des pays arabes, je n’ai jamais vu à mon époque de femmes voilées ni de tels rassemblements religieux. L’heure est grave et demain il sera trop tard si l’on ne fait rien pour éradiquer ce phénomène destructeur de civilisation. Il faut faire en sorte que ni le salafisme, ni le Wahhabisme et ni les Frères musulmans ne s’installent durablement en Albanie qui est devenue la « porte de l’Europe » pour ces sectes extrémistes.
Quelle moralité faut-il tirer de cet évènement insolite dans un pays européen non habitué à ce genre de spectacle ? Il m’en souvient que cela est arrivé un jour sur la grande place Skenderbe de Tirana. Pourquoi donc tous ces rassemblements religieux récurrents sur des places publiques en Albanie pays officiellement laïc ? À qui profite ce genre de démonstration forcée et bien organisée ? Qui en est l’organisateur, le sponsor ou l’incitateur ? Est-ce un mouvement insidieux ayant pour seul objectif la propagation d’un Islam extrémiste et rétrograde auprès d’une fraction de la population demeurée musulmane et qui a toujours été modérée et tolérante envers les deux autres religions principales du pays la Catholique et l’Orthodoxe (bien avant l’Islam) ? Veut-on, avec le temps et les financements étrangers, créer un « Albanistan » en Europe…lequel servira de plateforme pour conquérir le reste de l’Europe ?! Attention : chez les extrémistes musulmans il n’y a pas de « Nation » ! Pour eux seule la « Religion » est une Nation (la Umma)…il n’y a que des « États islamiques » et pas de Nations…cela n’est pas en adéquation avec la nation pélasgo-albanaise ! Donc ces gens-là vont s’évertuer à dénationaliser les peuples et à « créer des « États islamiques ».
Je mets donc en garde les instances gouvernementales en Albanie, au Kosovo et en Macédoine de faire le nécessaire afin que de tels rassemblements religieux ne se reproduisent plus dans l’espace public et qu’ils le fassent strictement dans les lieux de cultes habituels (mosquées, églises ou temple) Nous sommes en Europe et particulièrement dans les Balkans où il n’y a que des pays « laïcs ».