Çfarë po ndodhë më popullin tim, një popull i cili kishtje një etje, si dritën e diellit për LIRI!
Përgjigjjen e keni…shiko „Medresen Alaudin“ në Prishtinë.
-Viteve të 80-ta, shqiptarët në ish Jugosllavi, arritën (si dikur) në shkallën më të lartë të vetëdijes kombëtare, arritën të kuptonin peshën dhe rëndësinë e historisë që mbartnin mbi supe.
Shteti Jugosllav i asaj kohe, duke kopjuar perandorinë osmane, nxori politikën e saj,“thikën me dy teha, përqaj e sundo“.
Kërkesat e shqipëtarëve për Liri, tashmë kishin marrë jehonë dhe nuk kishte kthim prapa. Jugosllavët, tashmë po e ndjenin, se themelet e një shteti fantazmë po lëkundeshin.
Meqë, ishte e pamndur të ndalej vrulli i shqiptarëve nën ish Jugosllavi, etja për Liri, dashuria ndaj atdheut, dëshira për t’u bashkuar Shqipërisë, sa vinte e shtohej.
Siç ndodhë zakonishtë, në terren zhvilloheshin shumë ngjarje, sa kapen me sy të njeriut, e sa të tjera nën dhe, pikërishtë kjo e fundit, qe „suksesi“ i politikës jugosllave.
Njëlloj, siç bënë osamanët gjatë pushtimit pesëshekullorë, jugosllavët u kapën poashtu me elemetin fe! Historikisht, paraardhësit tanë dhe vet ne, sot besojmë, por çuditërisht, për shkak të besimit të „tepruar“, biem lehtë pre e manipulatorëve, e të përfituesëve të kohës (armiqëve e servilëve të tij), gjithmonë duke menduar se edhe të tjerët janë të ngjashëm me ne, sa i përket „besimit“!??
Diku nga mesi i viteve të 80-ta u hap në Prishtinë, „Medreseja Aludin“!
Ndërkohë, në të gjitha viset e banuara nga shqipëtarët, po ushtrohej dhunë, një teror… i njohur në historin tonë, dora vrasëse e sllavëve. Vriteshin, burgoseshin, dëboheshin, përjashtoheshin nga vendet e tyre të punës, e njejta gjë ndodhte edhe me shkollat, pra gjithandej një situatë paralizuese ! Por kjo, nuk ndodhte edhe me këtë „instuticion fetarë-Medreseja Aluadin“!? Përkundrazi, ky „institucion fetar“, i cili kishte kontakte të vazhdueshme, të nëndheshme me pushtetarët jugosllavë të asaj kohe (pasojat, i shohim edhe sot!), qëndroi i paprekur, zhvilloi aktivitetin pa u kërcënuar kurrë nga pushtuesit jugosllavë! Pothuajse në të gjithë Jugosllavinë e atëhershme, gjithçka ishte në pikpyetje, të vetmit hoxhallarët ishin ata që „gëzonin njëfar privilegji“ (jo nga populli), atyre iu dha çdo mundësi veprimi, pa u penguar nga askush. Edhe më keq, jugosllavët merrnin si shembull…, duke propaganduar tek ndërkombëtarët, se shqipëtarët i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke iu referuar fesë, duke na quajtur neve si „muslimanë“! Luftohen vetëm ata që janë kundër rendit kushtetues, bashkim – vllazërimit etj. Kështu arsyetohej regjimi jugosllav me gjëra që i shkonin përshtati asajkohe.
Kush ishte nismëtar i kësaj Medreseje!? Në njëkohë kur gjthçka shqiptare pë përmbysej?
Cilët ishin ata që investuan në këtë Medrese??
Nëse ishin (sipas hoxhallarëve) miqtë e tyre,“muslimanë“, përse në atë kohë lulëzonte ky objekt kulti kurse rreth e rrotull saj, gjithçka shqipëtare po rrënohej???
Përse u përzgjodh ai vend (pjsë përbërëse e Vranjevcit, sot Kodra e trimave), ajo lagje (ku dhe vet jam rritur), lagje e cila, ksihte parë vdekjen me sy, por jo nënshtimin. Tek ajo lagje kishin gjetur strehë, një numër i pafund veprimtarësh-ILEGALË-!??
Përse u lejua ky ndërtim nga regjimi etj etj.???
Të gjitha këto pyetje, nuk kan asnjëherë një përgjigjje të mirfilltë, të gjitha këto, janë ende një enigmë…!???
Situata u ndërlikua edhe më shumë, në fund të viteve të 80-ta, dhe fillim të viteve 90-ta dhe vazhdon edhe sot! Mjerishtë, e njejta dorë, futi duart edhe mbrenda kufijve të sotëm, të Shqipërisë.
Gjenerata të tëra „u rritën e u edukuan“me frymën e „fesë“,duke i zhveshur ditë e më shumë, nga identiteti i tyre kombëtarë. Cili ishte objektivi i tyre, ai program çfarë të tjerët kishin kurdisur, kundër kombit,asimilimin dhe devijimin nga rruga e tij për Liri!
Pasojat i shohim edhe sot. Mjerishtë, duhet të bashkjetojmë, sepse jemi të sapo dal nga lufta, por jo edhe ta pranojmë.
Përse? Përse kur ne patëm (kemi) nevojë për njerëz… feja (hoxhallarët) dolën para, i rrëmbeu (gjithmonë duke ua –rikujtuar, atë për çfarë janë edukur, parapregaditur-), para syve tanë dhe u ipet një drejtim i kundërt me kohën, duke i dërguar drejtë ujrave të trubullta!?
Përse flasin shqip kur objektivi i tyre është i qartë, kundër shipes e historisë së saj!?
Cilën nga historit mësuan në atë Medrese??
Çfarë u shërben historia e një vendi me të cilin përveç besimit nuk i lidh asgjë!
Përse jan të varfër në dije sa i përket historisë, paraardhësve tanë dhe janë të prirur të deformojnë, ta njëllosin atë, kush i edukoi në këtë formë, për të dal kundër vetvetës, kombit të cilit i përkasin!?
Pal
Islam Idrizi
21.04.2022 Ingostadt.
add a comment