Kulturë\Letërsi

Bedri Halimi: Babait dhe Huja jote – urë e dritës sime (dy poezi)

BABAIT

 

Në gjakun tim

Ecën prore

Jam roja jote

O mbrojtësi im

 

Isha shpresa jote

Për idetë

Jeta dhe vdekja jote

Më rrinë mbi supet e mia

 

Janar 2022, Hajvali

 

HIJA JOTE URË E DRITËS SIME

 

Zjarr i ndezur bukuria jote

Se ndërron formën asnjë trohë

Në zemrën tënde

Shetit shpirti im

 

Hija jote – urë e dritës sime

Për në zemrën tënde

Në bregun e dashurisë

Bie ora pa të panjohura

 

Me gjurmë të zemrës

Se harrojmë njëri tjetrin