Komenti

Xhevat Bislimi: I fyer nga greku që na uron në gjuhën shqipe, i fyer edhe nga shqiptarët që na urojnë në gjuhë të huaja

I FYER NGA GREKU QE NA URON NE GJUHEN SHQIPE DHE NGA SHQIPTARET QE NA UROJNE NE GJUHE TE HUAJA
Hapa televizorin dhe po “shetisja” nga nje kanal ne tjetrin. E kemi tash kete mundesi… Ne qender te lajmeve dhe kronikave televizive ishte festa e pashkeve… Mire shume. Le te festojne shqiptaret! Madje, te ne eshte mire se edhe festat fetare mbahen dhe festohen pa dallim nga shqiptaret… Por, edhe sonte, si çdo vit (gjate ketyre dekadave) u ndjeva i fyer ne qenien time kombetare-shqiptare kur shikoja dhe degjoja nje shovinist te terbuar grek (nje te huaj) duke na i uruar pashket ne gjuhen tone te embel shqipe, ne gjuhen e Jeronim Derades, Naum Viqilharxhit, Naimit, Fishtes, Gjergj Kastriotit, Fan Nolit, Ismail Qemalit, Hasan Prishtines, Sevastie Qiriazit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Sylejman Vokshit, Shote Galices, Avni Rustemit, Ganimete Terbeshit, Nene Terezes, Adem Demaçit, Adem Jasharit…
Po aq i fyer, si shqiptar, ndjehem ne ndjenjat e mia kombetare edhe sahere degjoj hoxhallaret shqiptare duke u lutur, duke u falur e duke predikuar para “xhematit” dhe bashkekombesve te tyre shqiptare ne gjuhen arabe… Nuk e di si mund te fyhen ndjenjat kombetare, gjuhesore e fetare te nje populli-kombi me shume. A ka zot që do t’i falte keta mekatare? JO, nuk ka…