Vështrim/Analizë

Ylli Meçe: Kolapsi mendor për idenë e shtetit, flamurit, kombit dhe atdheut

(Për të paditurit e kohës dhe tradhtarët e qëllimshëm)

Duke zhbiruar në hapësirën e gjerë të informacionit, një portal gazete i Kosovës, që unë këtë do ta konsideroja si pjesë të cunguar të Atdheut tonë, drejtor i Radio Mitrovicës, gjatë përurimit të një libri në Institutin Albanologjik, kur ka parë flamurin shqiptar në ambientet e këtij evenimenti e ka hequr atë, duke deklaruar se ky nuk është flamur i Atdheut tonë, (Kosovës) se “ne kosovarët e kemi flamurin tonë”!!

U bëra kureshtar për këtë njeri “misterioz”, për faktin se nëse ka pjesë të popullit shqiptar jashtë trojeve tona, që  shquhen për një ndjenjë të lartë atdhedashurie, janë dardanët shqiptarë të Kosovës, dhe kjo nuk është e rastësishme. Nuk është e rastësishme, sepse epokat e pabesive të kancelarive evropiane qysh hershëm kanë luajtur me fatin tonë, madje aq shumë, saqë Kombi ynë mund të jetë rast i vetëm dhe si shtet që ndahet me vetveten me kufij, në pesë pjesë shqiptarësh.

Personazhi cinik, i cili nuk e njeh flamurin tonë shqiptar, na qënkësh njëfar Nexhmedin Spahiu, për të cilin edhe një vit më parë e pata shkruar një artikull kritik. Me këtë rast, më duhet të sqaroj publikun se këtu nuk bëhet fjalë për një individ, as për një koncept të gabuar, por për një vijë të rrezikshme e përçarëse që po shfaq simptomat e para, bile dhe të zërë hapësirë mendore në shumë individë, madje deri te Kryetarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila hedh në treg idenë e “dy atdheve”!? (Si duket kur vet një Kryetare nuk ka koncept të drejtë mbi shtetin, flamurin, atdheun dhe kombin, deomos ndaj ka marrë aq shumë zemër autori i incidentit, shqipshkruesi Nexhmedin! Pra “Radio Nexhmedini”, i cili flet nga Mitrovica, si duket trupin e ka në Kosovë dhe mendsitë në Beograd. Jam i detyruar të shkruaj kështu, sepse edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën shtet, Nexhi i vjen në ndihmë asaj duke lenë të kuptojë se Kosova shqiptare nuk ka aspak të bëjë me Shqipërinë, pavarësisht se vet ai është shqipfolës. Mbase si argument, ai mund të përdorë flamurin që i ka falur Evropa, që ja ka qëndisur me gjakun blu dhe gjashtë yje…

Shume djallëzor ishte edhe projektimi i flamurit, sepse jep idenë dhe le të kuptohet që në këtë shtet ka gjashtë etni të ndryshme, pra një shtet multietnik, një amalgamë pakicash të ndryshme kombëtare dhe jo pa qëllim i kanë bërë dhe kufinjtë në flamur (rast i rrallë në botë që kufiri – harta të shtrihet ne flamur) dhe sikur të mos i mjaftonte kjo, i kanë kompozuar dhe një “himn” tjetër, që dikush me qënë se luhet si “himn kombëtar” dhe kanë filluar ta quajnë edhe si “kombi kosovar”. Shtrohet pyetja: a mund të ketë dy atdhe dhe dy kombe për shqiptarët?! Flamuri i Republikës së Kosovës nuk shpreh aspak indetitetin kombëtar të popullit të saj (mbi 90 % shqiptar). Përkundrazi, e le të hapur idenë, se Kosova nuk është pjesë e Kombit shqiptar, sepse nuk ka asnjë element të përbashkët të ngjashëm, perveç shtizës, që gjithë flamujt e botës e kanë të njëjtë. Jo, nuk ka dy atdhe për shqiptaret, por NJË DHE VETËM NJË, atdhe kyi cili është ndarë padrejtësisht në dy pjesë. Shqiptarët e robëruar dhe të ndarë dhunshëm nga TRUNGU i tyre ndër breza u përpoqën, luftuan dhe u flijuan për t’u pavarësuar – shkëputur nga Jugoserbia pushtuese dhe për t’u bashkuar me shtetin e tyre, Republikën e Shqipërisë, që nuk është më shumë se një e treta e Shqipërisë që ishte Shpallur e mosvarme më 28 Nëntor 1912, në Kuvendin mbarëkombëtar, në Vlorën e Ismail Qemalit.

Nëse nisemi nga teza e mësipërme i bie që dhe Çamëria të jetë atdhe më vete, por nën sundimin grek, por ja që nuk është ashtu, sepse atdhe çamët kanë Shqipërinë dhe pse Çamëria është tokë Shqipërie e rrëmbyer padrejtësisht nga qarqet shoviniste greke me ndihme të Evropës, qysh nga Konferenca e parë e Londrës së mallkuar më 1913. Edhe unë nuk e njoh Kosovën shtet, të pavarur nga shteti i saj, Republika e Shqipërisë! Mos vallë jam proserb?! Kurrësesi, jo edhe pse ne pamje duket sikur puqem me serbet. Nuk e njoh, sepse e njoh Shqipëri si territor dhe si popullatë dhe nuk e kam aspak gabim. Nuk e kam aspak gabim, sepse fajtoret që ne ende jemi të pabashkuar dhe të ndëshkuar në radhë të parë gjenden te të dy palët e kastave drejtuese si në Tiranë ashtu dhe në Prishtine. Mbas lufte “krerët” e UÇK – së, pranuan “paketën Afthisari” edhe pse në betimin ushtarak të UÇK-se ishte shkruar pa ekuivok se luftohej jo vetëm për çlirimin, por dhe bashkimin me Shqipërinë. Evropa na e ka patur me hile tërë kohën, madje dhe deri tani në kohët e sotme. Atë “dashuri “që treguan ata gjate lufte e bënë për interesa të tyre dhe jo të shqiptarëve.

A nuk ishte kjo Evropë qe na këshillonte para lufte që të tregoheshim te kujdesshëm, për të mos e kthyer Ballkanin në “fuçi baroti”? Pra me këtë, ata linin të kuptohej se Kosova e Shqipërise dhe krahinat tjera duhej te ishin nen suazën e Serbisë, Malit te Zi e Maqedonise!? Djallëzorët e fuqive të mëdha, në shumë raste kështu i gënjejnë popujt e vegjël. Dhe ja lufta filloi dhe u fitua e që, për hir të së vërtetës, ishte një fitore gjysmake, ashtu sikurse dhe betimi i UÇK-se u realizua përgjysmë dhe pikërisht për këto paaftësi të drejtuesve të UÇK-se, që u mikluan me poste drejtuese, për paaftësi dhe servilizëm i Qeverise shqiptare te Tiranës dhe lojës në prapaskenë të fuqive të mëdha evropiane ne u bëmë artificialisht me “dy atdhe”. Por koncepti i” dy atdheve” është i gabuar dhe shumë i rrezikshëm për fatet e ardhshme të Kombit tonë dhe po qe se ne i ngatërrojmë, atëhere ne kemi dëmtuar rëndë, me apo pa dashje, çështjen kombëtare dhe në kësi rastesh historia dhe brezat e ardhshëm do të na gjykojnë për keq.

Jo, ne jemi një dhe vetëm një komb e kemi vetëm nje Flamur, pavarësisht ndasisë artificiale që na ka bërë Evropa për të kënaqur dhe rregulluar balancat e orekseve te superfuqive imperialiste. Jemi të tillë, sepse kombi ynë shqiptar është etnikisht një, qe do të thotë se ne kemi një bashkësi të qëndrueshme të një populli të tërë, të cilët janë aty të formuar historikisht në shekuj, që i lidh dhe i bën te pandashëm gjuha, territori gjeografik, mardhëniet e njëllojta ekonomike, formimi psikologjik e shpirtëror me doket e zakonet e tyre dhe me një kulturë po aq të hershme historike, sa që pikërisht janë këta elementë që e bëjnë atë të dallohet nga kombet e tjerë. Mos vallë në këtë pikë shqiptarë në Kosovë kanë ndryshime nga shqiptaret e Republikes se Shqipërisë dhe te krahinave tjera ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e Greqi? Si është e mundur që “Radio Nexhmedini” të arrijë deri atje sa të heq flamurin e çdo shqiptari, Flamurin kuqezi dhe te pranojë nje flamur te imponuar nga te huajt?!

Jo Nexhmedin jo, ti je njeriu me dy koka si një korb i zi i stampuar në flamurin e rreckosur të tradhtisë me njërën kokë në Kosove e tjetrën në Serbi. Antishqiptarizma jote njihet që kur se ti deklaron se ne si shtet na ka formuar Turqia, qëkurse ti i ngre himne një tradhtari qe i ka duart me gjak si puna e Xhafer Devës dhe me këto qëndrime të tuat jam tejet i sigurt se kurrë nuk mund të kesh qenë dhe ne formacionet e UÇK-se, sepse ti më shumë do Serbinë, se sa Republiken e Kosovës apo ate te Shqipërisë. Por, ajo që më befason më shumë është dhe fakti tjetër se si është e mundur që askush në atë institucion albanologjik të mos të ketë reaguar madje do të thosha se ju duheshit dhënë për ndjekje penale për fyerje të simboleve tona kombëtare, or korbi ti,  pa atdhe! Duke përfunduar, të pranosh konceptin e “Dy atdheve” sikurse kërkon të bëjë Vjosa Osmani, do te thote indirekt ta bësh të pa vlefshëm dhe jo aq te domosdoshëm bashkimin me trungun amë. Kaq dhe jo më shumë do t’u mjaftonte gjithë tradhtarëve të shitur te Serbia për ta shuar çështjen kombëtare, kaq e jo më shumë do i mjafton Evropës dhe Amerikes, për te ruajtur balancat me Rusinë dhe për te mos ja prishur Serbise. Madje, në një konflikt ushtarak Serbi- Kosove me këtë koncept, Shqipërisë i ndalohet të luftojë ne krah te vellezerve te vet, sepse eshte shtet me vete …. kjo sipas të paditurve, por dhe tradhtarëve.

Kete bene nderkombetaret dhe ne 1999-ten, sepse shqiptarët në vend që të kërkonin bashkimin Kombëtar… kërkonin të bënin Bashkimin me Evropën, me atë që na e ka patur, na e ka dhe sa të ekzistojnë të gjitha fëlliqësitë e imperializmit të saj…. do të na e ketë me hile. Nuk ka si të jetë ndryshe e keqja e fatit të Kombit tonë, nëpërkëmbet nga “ajko kracia” apo “ajko kakërdhia” e Republikes se Shqipërisë, nga ajo e Republikes se Kosovës dhe nga vet Euro- atlantikasit, sepse ata janë në kolaps mendor për problemin e shtetit, flamurit, Atdheut dhe të Kombit.