Sikur te shiheshim..
Nëse një ditë, do shihemi përball
Se jetës nuk i dihet aspak…
Se di deri atëherë ti, do kesh mbetur i gjallë…
Po të them, nëse takohemi, me rri larg !
Kam njohur burra rus,me vlerë, si
Esenini
Që dashurisë aq bukur i pat shkruar,
Dhe sa herë më kaplon trishtimi,
I kthehem nga e para, për ti lexuar !
Nëse të takoj, do të pështyjë në surratë
Nuk trembem nga ti !Kam gjak labi ndër deje
Ti s’je Esenin…ai puthte, pafundësishtë gratë…
Ti je një i pa fe, fshehur në shpërthime rrufeje !
Sa herë nëpër bunkerë, të mbash fjalime,
Të na trêmbësh, sikur fatin , na ke në duar…
Mos e përmend më Shqipërinë time,
Se dhe të vdekurit, nga varri i ke zgjuar !
Mos e zë në gojë, as Kosovën
Adem Jashari është i gjallë, frymon akoma
Ti shkatërrove çdo gjë që para të dolën..
Mos guxo, ti prekësh trojet tona !
Ndoshta ke dëgjuar, se jemi të përçarë
Ndoshta ke dëgjuar se zihemi për partitë,
Ndoshta mendon se jeta na ka vrarë…
A ndoshta varfëria na i mori energjitë !
Je gabuar, o njeri, ti dhe shumë të tjerë…
Kosovë e Shqipëri, jemi një e të pa ndarë,
Shqip iu këndoi nëna, ditën që kanë lerë…
Amanetin në shqip e lanë, dhe kur janë vrarë !!
Në u pafshim një ditë të dy, sy ndër sy…
Se në jetë, çfarë është shkruar nuk e dimë !
Unë mijëra njerëz të vrarë, do të shoh në ty,
E ti, do më lexosh, sikur të isha Esenin !!
add a comment