Shqipëria/Aktualitet

Mali i Zi me vendim kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e tij… Shembull që duhet të ndiqet edhe nga Republika Shqiptare e Kosovës

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.

 

“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

 

Partia proserbe dhe kryetari i Serbisë, A. Vuçiçi, kritikuan vendimin e Malit të Zi për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit për serbët (me shtetësi serbe) që jetojnë në këtë vend…

Vendimi i Malit të Zi do të duhejë të ndiqejë edhe nga Republika Shqiptare e Kosovës, e cila ka arsye më të mëdha për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në territorin e saj…