BRUKSEL, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian do të sanksionojë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, deklaruan burime diplomatike.
Lëvizjet përfshihen në një paketë të re sanksionesh që do të nënshkruhet nga ministrat e Jashtëm të BE-së që do të takohen në Bruksel, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi pikat e forta të masave.
Saksionet do të përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të vendosur tashmë për zyrtarët e lartë të Kremlinit të përfshirë në njohjen e pavarësisë së Rusisë për provincat separatiste të Ukrainës.
Kufizimet prekin gjithashtu sektorët e energjisë, financave dhe transportit rus, si dhe ndalimin e eksportit të teknologjive dhe softuerëve kritikë.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për paketën e sanksioneve të mëdha në një samit urgjent të enjten, në mes të një shtytjeje për sanksionet më të ashpra të mundshme nga vendet anëtare të BE-së, përfshirë shtetet baltike, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo do të kishte përfshirë përjashtimin e menjëhershëm të Rusisë nga sistemi i pagesave të Shoqatës për Telekomunikacionet Financiare Ndërbankare Botërore (SWIFT), një sistem komunikimi për transferimin e informacionit të pagesave bankare.
Megjithatë, disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë, kanë shprehur rezerva. Një diplomat i BE-së deklaroi se Hungaria, Italia dhe Qipro gjithashtu bien dakord se ky do të ishte një hap shumë i shpejtë. /os/