Portreti/intervista

Indro Montanelli: Shteti i vogël i Enver Hoxhës luante në skenën ndërkombëtare si të ishte një fuqi e madhe

“Enver Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu”. (I. Montanelli)

Lexojeni se si dhe sa lartë e vlerësonte udhëheqësin e popullit e të shtetit shqiptar, Enver Hoxhën, gazetari i shquar italian i shekullit të 20-të, Indro Montanelli:

 

1. Burri i shtetit më jetëgjatë dhe më serioz përsa i përket ushtrimit të pushtetit.

 

2. E fitoi pushtetin si partizan dhe çliroi Shqipërinë pa ndihmën e huaj.
3. E bëri Shqipërinë të paprekshme nga të tjerët.
4. Ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si në gjithë botën.
5. Shqipëria pas vitit 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim.
Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
6. Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.


7. Enver Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës.
8. Dënimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit.
9. Në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit, duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
10. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Jugosllavia e Titos, që e kishte në kufi.
11. Enver Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
12. Nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Çausheskut apo Kim Il Senit.
13. Në publik shfaqej rrallë.
14. Ishte e vetmja xhaketë e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
15. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur.
16. Për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar.
17. Ky vend, Shqipëria pra, në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua me Enver Hoxhën.
18. Enver Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
19. Kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
20. Është një nga shtetarët më të spikatur që e nxori atë vend nga mesjeta.