Lëvizja\UÇK

Tahir Bajgora: Heroi Shaban Shala – krenaria dhe lavdia e Besjanës dhe krejtë Shqipërisë

“Kam vendosur edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhë e flamu. Arsimi për popullin është si zemra për njeriun. Një popull pa arsim kombëtar është i vdekur. Nuk jam as i pari as i fundit në radhën e qindra mijëra shqiptarëve, që u likuiduan nga dora e zezë”. (Heroi Shaban Shala)

MOS MA GJYKONI LIRINË
??Besiana e Lavdisë SHABAN SHALA

59 vjetori i vrasjes së Heroit Kombëtar, Shaban Shala më 20

Janar 1963 në Burgun e Prishtinë!

Mësuesi dhe verprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Shaban Shala, ishte një njeri atdhetar i paepur, liridashës e mbi të gjitha njeri me virtyte të larta njerëzore, intelektuale e kombëtare. Ai punoi e veproi për çështjen e shenjtë: lirinë e popullit tonë, që ishte i pushtuar, terrorizuar, dhunuar, shfrytëzuar ekonomikisht, shtypur politikisht dhe i diskriminuar kombëtarisht… Ato ishin vitet e 50-60 -ta të shekullit të kaluar, më të errëtat e historisë së kombit tonë.
Në vitet 50-ta formoi ORGANIZATËN REVOLUCIONARE NACIONAL-DEMOKRATIKE PËR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE me shtetin amë- SHQIPËRINË, në të cilën merrnin pjesë edhe Ali Peci – Boletini, Emrush Bejta, Selim Buzaku, Mustaf Kika e shume te tjerë.
Pas një aktiviteti disa vjeçar politik e kombëtar Shaban Shala bashkë me Ibrahim Demollin, Nuhi Gashin e Shaban Zhjeqin vendosin të kalojnë kufirin për në Austri, me qëllim që në Vjenë të njoftojnë opinionin ndërkombëtar për terrorin dhe reprezaljet që zhvillonte pushteti serbo- komunist mbi popullin shqiptar.
Mirëpo, duke kaluar kufirin në Maribor burgosen dhe i kthejnë në burgun e Prishtinës, pasi aktiviteti i tij kulturor e poilitk ishte hetuar nga UDB-ja, e cila filloj ti percjell në çdo hap ku edhe vazhdon burgosja e anëtarëve tjerë të kryesisë së Organizatës si: Sabit Kapiti, Fetah Babatinca, Xhafer Meta, Isuf Ismaili, Hamit Zhitia.
Nuhi Gashi mesues nga Bradashi tregonte se me Shaban Shalen kemi kaluar 105 ditë në qeli. Bizariteti në maltretime s’kishte kufi. Na sollën në 35 kilogramë. Qepallat e syve ishin bërë si hardhi e terur, mezi rrinim në këmbë. Veprimet shtazarake të shovinistëve serbë, shfryerja e mllefit mbi intelegjencën shqiptare, duke aplikuar metodat më të vrazhda, ishin tmerruese. Por ideali ynë i mundi të gjitha. Shabani gjithmone ka qenë krenar, i zjarrtë në shpirt tregonte vendosmërinë e martirizmit të tij për ideale të larta kombëtare.
Shabani edhe pas lirimit nuk e ndërpreu për asnjë çast veprimtarinë e vet, kështu që ai sërish burgoset në shkurt të vitit 1956, në Gjilan, ku perjeton çastet më të rënda të jetës së tij nga torturat e rënda fizike.
Shaban Shala edhe pas lirimit të dytë vazhdoi veprimtarinë patriotike e kombëtare edhe pse ishte i vetëdijshëm se do likuidohej fizikisht nga UDB-ja dhe shpesh u thoshte shokëve: “Kam vendosur edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhë e flamu. Arsimi për popullin është si zemra për njeriun. Një popull pa arsim kombëtar është i vdekur. Nuk jam as i pari as i fundit në radhën e qindra mijëra shqiptarëve, që u likuiduan nga dora e zezë”.
Torturat qe ka përjetuar në burgun e Podujevës viti 1952: metoda e futjes ne sandek të ushtrisë derisa kishte mbetur pa ndjena, metoda e dërrasës me gozhda duke e mbajtur për 24 orë te shtrirë mbi të, pas kësaj metode çnjerezore udbashët e pysin: se si ndihej? Ai pergjigjet: ma mirë se kur kam lind ( rrefim nga Hoxhë Rexhep Sopa).
Në burgun e Mitrovicës: metoda e futjes së gjilpërave në mes thonjëve dhe mishit në të dyja duart, metoda e futjes së minjve të mëdhenjë në qeli, ku e kishte shpëtuar ushqimi i sjellë nga familja, metoda e vendosjes së hekurit të skuqur mes gishtrinjëve dhe shuplakës së dorës dhe shume tortura tjera të përdorura në burgun e Gilanit, Prishtinës dhe Nishit.
Shabani duke vazhduar i vendosur në rrugën e trasuar për realizimin e aspiratave të popullit të vet burgoset sërish në shtator të vitit 1962 për t’u dënuar 2 vite burg dhe për të mos dalë kurrë prej burgut ferr të pushtuesit… Dhe, kështu një natë para se të lirohej nga torturat, që ia bënë gjatë asaj nate, vdiq më 20 janar të vitit 1963 në burgun e Prishtinës. Nderim dhe lavdi për Heroin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare!