TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Qyteti i një mbi një dritareve është shndërruar këtë dhjetor në një vend magjik në atmosferën e festave të Fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme me pamje nga qyteti i Beratit, i cili është zbukuruar me dritat e festave dhe me zbukurime të shumta festive.
“Dhjetori i festave në Berat”, shprehet Rama.
Zbukurimet festive janë vendosur në qendër të qytetit ndërsa janë zbukuruar edhe pjesët e tjera. Të parët që kanë nisur të gëzojnë kanë qenë fëmijët. Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo.
add a comment