TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se në kalatat portuale po përpunohen 4 anije, ndërsa 1 është në radë dhe 5 në pritje.
“9107 tonë mallra si skrap, qymyr, ushqime dhe 260 kontejnerë po përpunohen sot në portin më të madh në vend”, thekson APD-ja.
Ndërkohë, informoi APD, në radë ndodhen 5 anije tregtare, të cilat pritet të nisin procesin e përpunimit në orët e ardhshme nga të cilat do të përpunohen 17 145 tonë mallra.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
/k.s/j.p/r.e/
add a comment