Shqipëria/Aktualitet

Këshilli kombëtar i PDSH – së shpallë të paqena (ZERO) të gjitha vendimet e tubimit të 11 dhjetorit të Sali Berishës

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike konstatoi me anë të një rezolute miratuar në mbledhjen e sotme se Berisha me tubimin e 11 dhjetorit shkeli të gjitha normat e statutit të PD-së.

Me anë të një njoftimi PD informoi se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, diskutoi mbi situatën shqetësuese të krijuar nga lëvizja e Sali Berisha pas pezullimit të tij nga grupi parlamentar dhe tubimi i  tij përmbledhës i datës 11 dhjetor.

“Konstatoi se thirrja e këtij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik, vërejti se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore, vlerësoi se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend,  duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në njoftim.

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së, konkludoi se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

“Rezoluta afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e  demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e  mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë.  Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik…

Gjithashtu në Rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së thuhet se “Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që  bien ndesh me  përcaktimet  identitare të saj, me interesat  e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe kombit  shqiptar me SHBA”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e KK të PDSH – së.

Po sot, Këshilli Kombëtar i PD-së, me votim të fshehtë, shkarkoi nga detyra e kryetarit të K. Kombëtar, Edi Palokën dhe i shkarkoi 11 anëtarë të Kryesisë së kesaj partie…