Bajdeni thërret takim të menjëhershëm me kryetarin Putin për Ukrainën, stabilitetin dhe emigrantët
Një burim amerikan i Reuters ka thënë se Bajdeni dëshiron të diskutojë për shqetësimet e tyre për shkak se Rusia e ka shtuar numrin e ushtarëve në kufirin me Ukrainën. Po ashtu, do të flitet edhe për stabilitetin strategjik, kibernetikë dhe çështjet rajonale.
“Ne jemi të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe pritshmëria ime është që ne do të kemi një diskutim të gjatë me Putinin,” u tha Bajdeni gazetarëve të premten ndërsa u nis për një udhëtim fundjave në Camp David.
Kremlini zyrtar të shtunën ka deklaruar se të dy kryetarët do të bisedojnë edhe për lidhjet dypalëshe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samitin e tyre në Gjenevë, që u mbajt në qershor të këtij viti, shkruan Reuters.
add a comment