Lëvizja\UÇK

Xhevat Bislimi: “Rruga Jonë” dhe paralajmërimi i Nëntorit të Katërt

URIME SHQIPTARË TË DASHUR 29 NËNTORIN ÇLIRIMTAR E FITIMTAR! (pa te cilin veshtire se do ta gezonim 28 Nentorin e Pavaresise…)

Sa kujtime e sa emocion më ngjallë ky emër i kesaj gazete: RRUGA JONË! Sa kujtime, respekt dhe emocion per ata shokë e shoqe me te cilet kishim themeluar Këshillin Popullor të LPK -se ne Lion dhe keshilla tjere ne France, pastaj Nëndegen e LPK-se… Me keta shqiptare atdhetare, veprimtare te LPK-se, themeluame Shoqerine Shqiptare “Fan Noli”, ne Lion, me 11 Mars 1991 (per gjithe mergimtaret pa dallim), pastaj Shoqerine “Arberia”, ne Provencë (jo larg Parisit), etj. Me keta shoke e bashkeveprimtare te LPK-se e te shoqerive shqiptare themeluame edhe gazeten e perkoheshme “Rruga Jone”… Sa vullnet, sa perpjekje, sa mund, sa energji e sa emocion kishte ajo kohe? Sa kujtime e respekt dhe sa emocion per ata shoke e shoqe, bashkeveprimtarë e bashkeveprimtare qe njehere te vetme nuk u lodhen. Ishin vite kur jeta politike dhe opinioni publik dominoheje fuqishem nga “filozofia” e durimit, e pritjes dhe nenshtrimit pa kushte!! Kjo “filozofi” dhe “politike” kapitulluese, veteposhteruese dhe shkaterruese, deri edhe per qenien shqiptare ne krahinat e pushtuara te Shqiperise, imponoheje nga struktura te fuqishme kolaboracioniste dhe nga mediet e mercenarizuara ne sherbim te atyre strukturave! “Paria” kolaboracioniste mbillte dhe perhapte mendimin dhe besimin se “nuk eshte koha per qendrese e per lufte… se eshte heret”, kurse ne, LPK-ja, ishim te bindur se jemi te vonuar, prandaj kerkoheje angazhim dhe perkushtim i jashtezakonshem qe te organizoheshim sa me mire e më fuqishem per Luften Çlirimtare e shpetimtare per pjesen e pushtuar te kombit… Shoket dhe bashkeveprimtaret tane edhe thirrjes per lufte e per mibilizim iu pergjigjen pa hezitim… Sa kujtime dhe emocione te bukura per ato vite nder me kuptimplotat e jetes? Falenderim e mirenjohje per jete per ato heroina e per ata heronj te heshtur!
“Rruga Jone” ishte nje e perkoheshme qe u botua ne Lion te Frances. Dolen gjithsejt 30 numra. Ne kohen qe ishte “hapur” Lufta Çlirimtare dhe ishte Shpallë boterisht USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS u nderpre botimi i saj… Ky numer paralajmeronte Nentorin e Katert Çlirimtar per tokat e pushtuara te Shqiperise, Nëntorin e Adem Jasharit!
Mbetet te realizohet edhe Nëntori i Peste i çlirimit të të gjitha tokave te pushtuara shqiptare dhe (ri)bashkimi i Shqiperise ne nje shtet te vetem dhe me nje Flamur…
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR NË NJË SHTET,- IDEAL I ÇDO SHQIPTARI ! RROFTË KOMBI SHQIPTAR ! GJITHMONE GEZIME PER SHQIPERINE DHE PER SHQIPTARET ! GEZUAR!