Lëvizja\UÇK

Muharem Xhafa: 29 Nëntori Çlirimtar e Fitimtar

Sot është 29 Nëntor 2021; është Dita e Çlirimit të Shqipërisë, më 29 Nëntor 1944; është 77-vjetori i çlirimit të saj!
Rroftë 29 Nëntori-Dita e Çlirimit të Shqipërisë!
Gëzuar Festen e Çlirimit!
Populli ynë u gëzohet festave të Nëntorit : 8 Nëntorit 1941 – Ditës së Themelimit të PKSH-së; 17 Nëntorit 1944 – Ditës së Çlirimit të Tiranës; 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit, të Pavarësisë Kombëtare, të Shtetit Kombëtar Shqiptar dhe 29 Nëntorit 1944 – Ditës së Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!
Dje, u përkujtua në Vlorë 28 Nëntori 1912 – Dita e Flamurit, e Pavarësisë Kombëtare dhe e Shtetit Kombëtar Shqiptar!
Nderimi popullor shkon për burrat e mëdhenj të kombit shqiptar me Ismail Qemalin në krye, të cilët shpallën në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, Pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia, ngritën Flamurin e Shqipërisë dhe krijuan Shtetin Kombëtar Shqiptar!
Lavdi burrit të madh të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, me shokë!
Po, nderimi i popullit, përveç ballistëve, zogistëve, bashkëpunëtorëve të pushtuesve dhe reaksionit të vjetër e “të ri” shqiptar, shkon edhe për Enver Hoxhën, i cili, në krye të PKSH-së dhe të LANÇ-it, i siguroi popullit shqiptar pavarësinë e vërtetë kombëtare! Pa Enver Hoxhën në krye të PKSH-së e të LANÇ-it, Shqipëria zor të ishte e lirë, dhe e pavarur!
Disa budallenj shqiptarë e vlerësojnë të lirë e të pavarur një vend edhe kur ai vend është i pushtuar ose kur ligjin e bëjnë të huajtë!
Populli ynë i do, i nderon dhe i respekton ngjarjet themelore të historisë dhe figurat e shquara të tij.
Gjatë historisë së tyre, popujt kanë nxjerrë udhëheqës të shquar dhe përsonalitete të mëdhenj! Ndër ta, ka që kujtohen dhe nderohen me respekt; ka që koha i ka lënë në harresë; ka edhe që janë harruar!
Enver Hoxha është ndër ata udhëheqës, burra shteti dhe përsonalitete të shquar, që populli i do, i respekton dhe i nderon edhe pas vdekjes! Sa më shumë kalojnë vitet, Enverit i ndrit vepra në vendin e tij, po edhe në botë! De Goli, Presidenti i FRANCËS, thoshte se Enver Hoxha është lideri më patriot në Europë. Falë luftës, mbrojtjes dhe ndërtimit të Atdheut të tij, ai meriton respekt! Dhe se lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon!
Për të mos vazhduar më tej me vlerësime të tjera të larta, që përsonalitete botërorë kanë bërë për Enver Hoxhën, po përmend çfarë shkruan profesori shqiptar i shquar, Rexhep Qosja. Ndryshe nga frikacakët, Profesor Rexhep Qosja shkruan se ARRITJET e REGJIMIT të ENVERIT si Udhëheqësi Politik e Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, si edhe si Udhëheqësi Suprem i Socializmit në Shqipëri, ato (arritjet) as DUHEN HARRUAR dhe as DUHET PATUR FRIKË T’I PËRMENDIM.
Njerëzit pyesin :
A ka patur në fillimet e LANÇ-it dhe gjatë saj Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH (10 korrik 1943) tjetër Udhëheqës Politik e Komisar dhe që nga Kongresi i Përmetit(24 maj 1944) tjetër Udhëheqës Politik e Komandant të Përgjithshëm të UNÇSH, veç Enver Hoxhës?
A ka patur vendi ynë, që nga Kongresi i Përmetit dhe Mbledhja e Beratit (1944) Kryeministër tjetër, veç Enver Hoxhës?
A ka hyrë në Tiranën e çliruar, më 28 nëntor 1944, ndonjë Kryeministër tjetër, veç Enver Hoxhës?
A do të ishte Shqipëria pjesë e Frontit Antifashist Botëror pa PKSH-së dhe Enver Hoxhën?
A ka patur LANÇ-i e vendit tonë Udhëheqës tjetër Politik dhe Komandant të Përgjithshën, kur vendi u çlirua, më 29 nëntor 1944, veç Enver Hoxhës?
A ka patur që nga Kongresi i Parë i PPSH-së, nëntor 1948 e në vijim, udhëheqës tjetër suprem të partisë, të shtetit, të ushtrisë, veç Enver Hoxhës?
A ka patur PPSH-së tjetër Sekretar të Parë të Komitetit Qëndror të Partisë, deri kur Enveri u nda nga jeta, më 11 prill 1985?
Etj., etj., etj.
Akademik Rexhep Qosja thotë se me rendin politiko-shoqëror socialist dhe me politikën e ideologjinë socialiste, regjimi i Enver Hoxhës e SHKEPUTI Shqipërinë prej gjendjes së varfërisë dhe prapambetjes së madhe; e NDËRROI atë gjendje; i siguroi popullit BUKËN; i siguroi popullit ARSIMIN në përpjestime të mëdha; i zhduku “me rrënjë” popullit ANALFABETIZMIN; NGRITI institucione bashkëkohore të KULTURËS, të ALBANOLOGJISE; OPERAN dhe BALETIN; ANSAMBLIN e KENGEVE dhe VALLEVE POPULLORE; institute për SHKENCAT EKZAKTE; NDËRTOI hidricentrale; thau këneta; mbrojti vendin nga përmbytjet; ngriti një SHTET BASHKEKOHOR me të gjitha institucionet politike, shoqërore, arsimore, kulturore; I DHA popullit shqiptar NJË DINJITET NDËRKOMBËTAR të pa njohur!
Populli as e harron e as nuk mund ta harrojë “Epokën e Enverit”, epokën që mori emrin e tij, epokën që, edhe pas vdekjes, mban emrin “Epoka e Enverit”!
Regjimi horr dhe i horrave “shqiptarë”, e kanë ndarë, që prej 30 vjetësh, Udhëheqësin Politik të LANÇ-it dhe Komandantin e Përgjithshëm të saj prej shokëve të gjallë e të rënë për lirinë e Atdheut dhe nuk kanë lënë gurë e baltë pa hedhur mbi të! PO UDHËHEQËSI NDRIT!
Regjimi horr dhe i horrave kanë ndërtuar dhe ndërtojnë buste e monumente për tradhtarët e armiqtë e Shqipërisë dhe për bashkëpunëtorët e kryebashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë, por jo për LAVDINË e kombit! PO LAVDIA SHKËLQEN mes popullit, ndërsa horrat e regjimi i horrave nxijnë blozë dhe kanë frikë të përmendin emrin e Enver Hoxhës!
Rroftë 29 Nëntori 1944, dita e çlirimit të Shqipërisë!
Lavdi LANÇ-it!
Lavdi partizanëve, dëshmorëve dhe heronjëve të LANÇ-it!
Lavdi komandantëve dhe komisarëve trima, që udhëhoqën e drejtuan Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare!
Lavdi Kryekomisarit e Kryekomandantit të LANÇ-it, Enver Hoxhës!
Më 29 Nëntor, 2021