Kulturë\Letërsi

Ganimete Jakupi-Demiri: Nëntori i Tretë

NËNTORI I TRETË

Se ç’po qante Shqiponja në gurë,
Ishte mbështjellur me flamur,
Edhe këtë nëntor tha e presim të ndarë,
Vajtonte fatin e popullit shqiptar.

Me zemër të thyer feston këtë festë,
Trojet e veta të ndara në disa pjesë,
U betua në flamur kombëtar,
Se së shpejti Nëntori I tretë ka për të ardhë!…

Nëntori I tretë do të jetë për bashkim kombëtar,
Do të treten kufijtë gjithandej,
Do të festojmë vetëm me flamurin kuq e zi,
Dhe të bashkuar në një shtet të vetëm SHQIPËRI!