Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama për ngjarjen në Deçan: Jetët e marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkim ekstrem na kanë brengosur të gjithëve

Kryeminisri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen tragjike ne Deçan, ku humbën jetën 4 persona, dy prej tyre nxënës të mitur.

Me një reagim në Twitter Rama shkruan se jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”- shkruan ai.