Guximshëm shikoje varrin
(Rivarrimi i Afrim Zhitisë)
Në funeralin tënd
Ishe edhe Ti
Thellë ngulite shikimin
Ngacmoje shokët-Amanetin
Ngushëlloje prindërit.
Përzgjodhe qefin
Flamurin tënd.
Lagur nga gjaku yt
lotët e nënës.
Varrin stolisën
Thinjat e babë Osmanit.
Me shikim të përlotur
Matëte varrin tënd.
Përball Ti Afrim
Guximshëm shikoje varrin
Përshëndetja e shokëve
Me grusht dheu
Shikimi Yt
Kujtesë historie
Obelisku
Vërtebror lirie.
Llugë, 2 qershor 2010
add a comment