Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Nëse harroj Shqipërinë

Nëse  harroj Shqipërinë                           

Nëse e harroj Shqipërinë?

Mos qofsha fare në jetë!

Harrofsha emrin tim;

Gjakun, dashurinë e lirinë

Qofsha i humbur, gjithmonë në jetë

Më humbtë absolut fara e fisi im!

 

Nëse të harroj ty, Shqipëri?

Idealin tim shpirtëror e jetësor …

Mos e paça kurrë lumturinë!

Qofsha gjithmonë i vetmuar,

Mbetsha përherë i shëmtuar!

 

“Më  thirrshin gjithmonë emrin tradhtar!”,

dhe gjatë jetës time, më shkoftë jeta i verbuar;

Përfundofsha keq në varr!

 

Në vendin tim të mirë e të lirë!

“Nuk do ta meritoja që t’më thoni

në fund të jetës time, as lamtumirë”!

Postimet e fundit !