Shqipëria/Aktualitet

Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për reciprocitet: Në tokën e Kosovës shqiptare nuk mund të hyhet më me targa të Serbisë

Vendimi për reciproceritet (jo vetëm për targa…) është i vonuar. Republika e Kosovës, të paktën nga dita e Shpalljes së Pavarësisë, do të duhej të kishte këmbëngulur që integriteti territorial, kontrolli i territorit, kontrolli i kufijve dhe zbatimi i ligjeve dhe i kushtetutës të ishte i detyruar dhe i njëjtë për të gjithë shtetasit e Republikës. Qeveria e Kosovës dhe organet shtetërore kanë patur detyrim shtetëror t’i “mësonin” Serbisë dhe pranisë ndërkombëtare se Kosova (me kufijtë e saj të imponuar dikur nga Jugoserbia) është çliruar dhe shkëputur plotësisht nga pushtimi i gjatë dhe i egër i Serbisë… Lëshimet e njëpasnjëshme që u bënë e rritën oreksin e Serbisë shoviniste dhe i shtuan pretendimet e saj për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës dhe (ri)kafshimin e tokës së saj (Veriun e Kosovës!?).

Gjatë këtyre dy dekadave klasa politike dhe shtetërore dëshmoi se me politikat e saja të dobëta dhe me paaftësinë e saj Kosovën po e pavarësonin nga shteti i saj Amë dhe po e riafronin me pushtuesen e saj të deridjeshme, Serbinë!! Për këtë projekt antishqiptar kishin ndihmuar shume edhe “miqtë” tanë ndërkombëtarë!! Mungesa e plotë e vullnetit për të “aplikuar” drejtësinë tranzicionale pas Luftës Çlirimtare, nga njëra anë, dhe persekutimi konstant i luftëtarëve të lirisë, në anën tjetër, i motivuan dhe trimëruan qarqet dhe grupet kolaboracioniste (pjesë aktive e aparatit represiv pushtues të Jugoserbisë për 4 dekada!…) që t’i ngjiteshin administratës së UNMIK – ut, e cila i shkaktoi dëme të pallogaritshme lirisë dhe ekonomisë së Kosovës shqiptare (kuptohet bashkë me shqiptarët që vinin nga “elitat” dhe administrata pushtuese e Jugoserbisë, por edhe nga disa “eksponentë” të patriotizmës dhe luftës!!…). Kjo klasë politike e kombinuar dhe arnuar mirë iu qep edhe pushtetit, institucioneve dhe gjithë sistemit të shtetit të saposhpallur, veç tash nën hijen e EULEX-it dhe nën presionin dhe shantazhimin e një Gjykate Speciale dhe të specializuar per te rrenuar opinionin dhe imazhin e mirë (madje të shkëlqyer…) që ishte krijuar në botë për Ushtrinë Çlirimtare dhe luftën e kombit shqiptar për liri e bashkim kombëtar!… Prandaj, në  vend se Kosova shqiptare të përkrahej që ta zgjeronte dhe thellonte lirinë e saj, prania ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes u kujdesën për ndërtimin dhe ngritjen e një sistemi dhe mekanizmave të tërë, brenda e jashtë, që do ta kufizonin, ndrydhnin dhe mohonin të drejtën e popullit shqiptar për jetë të lirë e plotësisht të pavarur nga Serbia! Pjesë e këtij projekti thellësisht “kosovocentrist” u bë edhe klasa politike, u bënë mediet dhe OJQ – të e mbajtura me fonde të huaja, u bënë “elitat” e tashëguara nga Jugoserbia dhe u bë edhe feja! Per fatin tone te keq edhe shteti Ame ishte goditur dhe gati rrezuar nga forca te brendshme e te jashtme, prandaj s’e kishte fuqine qe te ishte më me ndikim ne Kosoven e tij… Forcat kombëtare, të diferencuara, te ndjekura, të luftuara, të dënuara, të vrara e të dëbuara ndër dekada nga pushtuesi, por edhe pas Luftes(!) nuk munden ta “impononin” dhe realizonin plotesisht programin politik e kombetar te Levizjes Kombetare Shqiptare dhe te Ushtrise Çlirimtare (Betimin e luftetarit te UÇK-se)… Prandaj, perpjekjet dhe lufta (ne rrethana dhe me mjete tjera…) per shkeputjen e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia dhe ecjen tutje vazhdon e do te vazhdoje deri ne zgjidhjen e plote te çeshtjes shqiptare, qe eshte interes edhe i paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone e me gjere…

Vendimi i sotem i Qeverise per ndalimin e hyrjes dhe te qarkullimit ne territorin e Republikes se Kosoves me targa te Serbise eshte i drejte dhe duhet te kete mbeshtetjen e forcave politike pa dallim. Eshte nje veprim i vogel ne dukje, por eshte vendim qe i hap rruge vendosjes se plote te reciprocitetit me Serbine, nese e kane me gjithe mend… Nuk mund te kete normalizim dhe as marredhenie ndershteterore normale me Serbine pa reciprocitet (barabaresi). Vetem pasi Republika e Kosoves te funksionalizohet si shtet plotesisht i pavarur nga Serbia mund te hapet kapitulli i marredhenieve fqinjesore normale me Serbine, duke njohur dhe zbatuar edhe parimet themelore te BE -se (“Ballkanit te Hapur”). Keshtu shqiptaret te bashkuar dhe te marrun vesh mund te behen pjese e te gjitha nismave rajonale, evropiane e boterore pa ngurrim dhe pa u ndjere inferiore… Si do te mund te ishte “superiore” Serbia po te ishin shqiptaret ne nje krah dhe me politika e projekte te bashkerenduara?! (Xh. Gjini)

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Mësohet se vendimi është firmosur nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas këtij vendimi, është e detyrueshme që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme. Po ashtu bëhet e ditur se pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme… Për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. Mes të tjerash bëhet e ditur se pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Është e detyrueshme po ashtu që shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa automjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.