Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Dje, sot, nesër e mot… (Poezi)

Dje, sot, nesër e mot… 

 

Sot ka pak njerëz, shokë, miq si dikur… 

Që luftuan e luftojnë me mendje e zemër 

Për këtë Popull, për këtë tokë  

Këtë simbol Emblemë Kombëtare  

Shkabën tonë dy krenare, kuqezi tonin Flamur! 


Ne Shqiptarët duhet t’i kemi të ndritura veprat  

Të kthjellura mendjet, shpirtërat, zemrat dhe kokat,  

për t’ mos na u ndarë, akoma edhe më shumë, tokat tona!… 


Kur atëherë, do të kemi një unitet të përbashkët: 

Një komb, një shtet, një shqiponjë dhe të unifikuar; 

Një gjuhë dhe një të vetmen të kultivuarën tonën kulturë; 

Atëherë ndoshta gjithsesi e medoemos, do ta kemi:
Një Komb një gjuhë e një flamur?! 


Mirëpo, me këtë mendësi e politikë që kemi sot 

Jo të pastër fare, siç duhet ta kishim ne 

Dje, sot, nesër e mot… 

Të shenjtë, të pasur e të shtrenjtë 

Sikurse ari e kristali, dhe si qelibari 

 Kombi ynë do të ishte bash krejt si biluri!…