Shqipëria/Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 869 të infektuar me virusin korona dhe 4 të vdekur nga ky virus

TIRANË, 11 shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 869 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet e reja janë në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.

“Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi”, bëri të ditur Ministria.

“Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika (11 Shtator 2021)
Raste të reja ditore        869
Të shëruar në 24 orë      862
Të shtruar në spitale      175
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                5257
Testime totale          1,112,627
Raste pozitive            156,162
Raste të shëruara        141,038
Raste Aktive                  12,585
Humbje jete                      2,539
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            5146
Shkodër          1555
Durrës            1064
Fier                  1060
Vlorë              920
Lezhë              716
Elbasan          607
Berat              448
Korçë              288
Gjirokastër      291
Kukës              271
Dibër                219