Rastin më të mirë për Shqipërinë e pati Marash Kumbulla në minutën e 33’ i cili i vetëm me portë e dërgoi topin jashtë.
Hungaria rrezikoi disa herë gjatë 45 minutëshit të parë, por portieri Etrit Berisha u tregua i vëmendshëm duke mos lejuar të mposhtet.
Pjesën e dytë e nisi më mirë Shqipëria, duke rrezikuar me Bekim Balajn në minutën e 50’ i cili goditi jashtë portës.
Mesfushori Endri Çekiqi i vetëm përballë portierit të Hungarisë dështoi të shënonte në minutën e 72’, duke shpërdoruar një mundësi të mirë që ta kalonte Shqipërinë në epërsi.
Golin e fitores e shënoi Armando Broja në minutën e 87’, duke shënuar një gol të bukur.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e dytë me nëntë pikë, kurse Hungaria mbetet në vendin e katërt me shtatë pikë.
add a comment