Sport

Etrit Berisha: Ndeshjen me Hungarinë duhet ta fitojmë… Kemi bërë ndeshje të mira

DURRËS-Pavarisht humbjes së thellë me shifrat 4-1 ndaj Polonisë, kapiteni i kombëtares shqiptare Etrit Berisha i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Edoardo Reja theksoi se kuqezinjtë duhet të bëjnë gjithçka për të marrë maksimumin e pikëve në mënyrë që të mbajnë gjallë ëndrrën Katar 2022.

Humbja ndaj Polonisë – Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë me Poloninë, kemi bërë gjëra të mira por disa duhet të eliminohet si pësimi i golave. Gjërat e mira duhet t’i marrim me vete dhe duhet të mësohemi, duke parë rezultatin negativ duhet të eliminojmë këto gabime.

Polonia – Është një ndeshje e rëndësishme me të dy palët, mendoj që ne kemi rast me Hungarinë që nëse fitojmë do të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo është vendimtare për Poloninë, neve si Kombëtare dhe për Hungarinë.

Atmosfera – Atmosfera është se pas ndeshjes ishim të vetëdijshëm për tlë gjitha që kemi bërë. Kjo ndeshje do të thotë shumë, jemi të motivur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kombëtarja– Unë mendoj se Kombëtarja ka bërë një hap të rëndësishëm që nga viti i kaluar deri tani. Ndeshjet janë shumë më të mira, kemi personalitet në lojë, bëjmë gjëra të mira, duhet të eliminojmë gabimet të evitueshme.

Hungaria-Me siguri që Hungaria është ekip shumë i fortë, ka bërë mirë në Europian, por nesër do të jetë ndeshje e veçante për të dyja skuadrat pa marrë parasysh çfarë ke bërë në të kaluarën, duhet të bindësh në të ardhmen, me gjithë respektin për Hungarinë do të hyjmë për fitore’.

Tifozët – Tifozët për ne kanë qenë mundësi e madhe që të na karikojnë dhe të bëjmë prezantime të mira, ka qenë kohë e gjatë që nuk i kemi parë, dhe është mundësi e mirë të vijnë të na përkrahin. Shpresoj që nesër të jenë në numër të madh, dhe tu dhurojmë një fitore që do të ishte jetike për ne.