Shqipëria/Aktualitet

Sa është gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë?

Sa është gjatësia e vijës kufitare të Shqipërisë?

Sipërfaqja e përgjithshmee vijës kufitare të Shqipërisë së mbetur pas vendimeve të Konferencës së Londrës (1912-1913) është 28.748 kilometra katrorë.

Konferenca në fjalë mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve. Kosova i kaloi Serbisë dhe Çamëria, Greqisë, vende të cilat fituan Luftën I Ballkanike ndaj Perandorisë Osmane.

Pati edhe një përpjekje të dytë për të ndarë edhe një pjesë tjetër të territorit të Shqipërisë që prekte Korçën e Gjirokastrën në Jug dhe Shkodrën në Veri, që nuk u miratua (shih hartën)

 

Sot, gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje Shqipëria e sotme ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km.

Marrë nga rubrika ENCIKLOPEDI e gazetës DITA.