Ministria e Mbrojtjes: Zjarret nuk rrezikojnë Llogaran e Dukatin… Gjendje e rënduar nga zjarret në Mirditë, Kukës, Pogradec e Skrapar
Disa vatra janë shuar, të tjera janë ende problematike dhe në të tjera situata po monitorohet. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mbrëmjen e sotme se Llogaraja dhe Dukati nuk rrezikohen nga zjarri, teksa vatra ka ende në Gadishullin e Karaburunit.
Po kështu probleme dhe në Mirditë, në Lezhë, Kukës e Pogradec.
1) Qarku Vlorë. Vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, vijon akoma. Forcat vazhdojne punen intensivisht. Situata është ende problematika në disa zona. Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Nesër do të fillojnë punën forcat dhe dy mjete nga ajri.
2) Qarku Lezhë. Bashkia Mirditë, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Në këtë zone diten e sotme u perqendruan te gjitha forcat tokesore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit është e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjatë natës. Nuk paraqet rrezik për banesa dhe tunelin.
4) Qarku Lezhë. Bashkia Lezhe, në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, diten e sotme forcat ne terren punuan per te izoluar nje pjese qe ka drejtim ne rruget e fshatrave. Gjate nates po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.
5) Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, nga puna e kryer diten e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqiperise kane mundesuar izolimin e vatres tek zona Qafa e Kumbulles, FA e Kosoves ka punuar nga ana e Lakut te Molles e cila vijon te jete aktive me intesitet te larte qe eshte ne kufi me Puken. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni nderlikon punen e forcave nga toka si pasoje e pjerresise dhe zones shkembore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.
6) Qarku Korçe, bashkia Pogradec, Nj.Administrative Velca, ne Guri i Nikes (Zone e Mbrojtur) per shkak te eres se forte u riaktivizua serish zjarri i meparshem. Situata eshte e veshtire per ta perballuar pasi dhe largesia eshte shume e madhe per te shkuar ne vend. Situata monitorohet gjate nates. Rrezik per banesa nuk ka.
7) Qarku Durrës. Vatër aktive ne Fushe-Kruje ne nje depo qe digjen goma te përdorura. Zjarri eshte vene ne kontroll dhe eshte drejt shuarjes.
8) Qarku Berat, bashkia Skrapar riaktivizimi i vatrës në sipërfaqen me shkurre, në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, per te eliminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.
9) Qarku Berat, bashkia Skrapar, ne fshatin Therepel, NjA Vendreshe. Situata doli jashte kontrollit te forcave ne terren, duke rrezikur nje zone te banuar rreth 250-300 metra largesi. Menjehere forcat kane siguruar banoret dhe me pas kane bere te mundur venien nen kontroll te situates. Po monitorohet gjate nates.
10) Qarku Tirane, Bashkia Vorë, në fshatin Kuç, ka rënë një zjarr në një vend me shkurre ferra dhe mbeturina. Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte te futej ne pyll. Forcat ne terren bene te mundur venien nen kontroll. Situata po monitorohet. Ska rrezik per banesa.
11) Qarku Kukes, Në ZM Lugina e Valbonës Troponje në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri ne vende te nryshme ne te njejten kohe. Forcat jane duke punuar por si pasoje e terrenit eshte shume e veshtire. Dyshohet zjarrvenie e qellimshme. Po monitorohet gjate nates.