TRIBUNE E SE VERTETES PER TE MBROJTUR LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE!
AKTIVITET MBRESELENES ME RASTIN E 30 VJETORIT TË GAZETËS “KUSHTRIM BREZASH”
Komiteti Kombetar i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhesve te LANC te Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, organizoi sot ne ora 10.00 ne sallen e Muzeut Historik Kombëtar, nje aktivitet solemn kushtuar 30-vjetorit te botimit te gazetes “Kushtrim Brezash”.
Me prezantimin e saj ne sfond qëndronte numri i parë i gazetës dhe pasqyrimi i saj ne rrugëtimin e lavdishem te 30 viteve….
Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i Komitetit Kombëtar te Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhesve te LANC, shoku Odhise Porodini.
Më pas për rëndësinë dhe pasqyrimin e gazetes “Kushtrim brezash” nga numri i pare i botimit të saj dhe deri sot foli nënkryetari i këtij Komitetit dhe shef i Propagandës për Shtypin shoku Dhimiter Shtembari.
Pershendeten të pranishmit në sallë kryeredaktori Bashkim Koci, Prof. Bernard Zotaj, Prof. Hulusi Hako etj.
Sekretari i Pergjithshem i Komitetit Kombëtar shoku Veli Myftari shperndau disa Certifikata Mirenjohje ne emer te Kryesise te Komitetit Kombetar të Veteranëve të LANÇ.
Aktiviteti u mbyll me emocione te cilat i dhuruan dy vajza artiste Klea Jusufi dhe Ariola Hoxhallari, të cilat me aftësinë, talentin dhe zërin brilant, interpretuan me nivel të lartë artistik 2 këngë, të kompozuara nga kompozitori i mirënjohur Vasil Mema, bazuar në tekste që ju përkasin, e para “Ditës së Veteranit të LANÇ” dhe e dyta “Heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ”.
Rrugëtim të mbarë gazeta luftarake “Kushtrim brezash”.
Korresp. I “Kushtrim brezash”
add a comment