Oliver Serani: Koha që Gjermania dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë për një “Plan Marshal” për demokracinë
“Ne nuk duhet t’u japim hapësirë armiqve të demokracisë liberale. Kjo është po aq e vërtetë për Gjermaninë dhe Europën, sa edhe për SHBA-në”, deklaroi Ministri i jashtëm gjerman.
BERLIN, 9 janar /ATSH-DPA/ – Pasi protestuesit sulmuan Capitol Hill, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ofron një bashkëpunim të ngushtë në luftën për demokraci.
“Ne nuk duhet t’u japim hapësirë armiqve të demokracisë liberale. Kjo është po aq e vërtetë për Gjermaninë dhe Europën, sa edhe për SHBA-në”, deklaroi ai.
“Ne jemi gati të punojmë ngushtë me SHBA për një Plan të përbashkët Marshall për demokracinë”, theksoi Maas.
Plani Marshall ishte një program i SHBA-së që ndihmoi kombet europiane të rindërtonin ekonomitë e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjermania përfitoi veçanërisht nga ky plan.
Të mërkurën, qindra protestues pro Donald Trump sulmuan Capitol Hill, një simbol i demokracisë amerikane.
Nga të shtënat u vranë pesë persona përfshirë një oficer policie.
Maas dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin midis atyre që thanë se Trump ishte pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin. /os/