Komenti

Xh. Gjini: Një gjuhë, një komb, një Shqipëri, një flamur e një shtet

ALBINA KELMENDI, EUROVIZIONI, SHQIPËRIA, GJUHA, GJAKU, KOMBI…
Albina Kelmendi u provoi shumë artistëve e “menaxherëve” kosmopolitë se bota vlerëson këngën, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare… Pas kualifikimit Albina bëri një deklaratë me të cilën fitoi vëmendjen e mediave. Ajo tha se “Shqipëria e Kosova janë motër e vëlla… se jemi një gjak, një gjuhë e një komb dhe nënë kemi Shqipërinë e Madhe”.
Koncepti “Shqipëri e Madhe” ishte shpikje e fashizmit dhe u përdor e po përdoret nga shtetet shoviniste fqinje si gogol për t’i “trembur” qendrat e vendosjes dhe për t’i “mobilizuar” qarqet shoviniste kundër “rrezikut” shqiptar!!? Në fakt ky koncepti “Shqipëri e Madhe” nuk është i saktë dhe nuk përfaqëson “pretendimet” shqiptare në Iliri (Ballkan)… Me “Shqipëri të Madhe” do të duhej të përfshihejë i gjithë Ballkani gjë që nuk është në koherencë me kërkesat e kombit shqiptar. Shqiptarët janë përcaktuar, përpiqen dhe luftojnë për bashkimin e “Shqipërisë së Vogël” në një shtet të vetëm dhe me një flamur. Përdorimin e gabuar të konceptit “Shqipëri e Madhe” e dëgjojmë të përdoret shpesh edhe nga mësues, profesorë, politikanë, publicistë e gazetarë!… Prandaj, Albinën nuk e fajsojmë, por dua të tërheq vëmendjen e njerëzve publikë që të mos bien në gabim. Bashkimi i të gjitha trojeve që pretendojnë shqiptarët në një shtet s’është më shumë se një “Shqipëri e Vogël”… Shkurt e shqip s’ka Shqiperi të “madhe” e të “vogël”, por ka një Shqipëri që përfshin tokat shqiptare nê Iliri (Ballkan).
Pastaj të thuash Shqipëri e Kosovë është edhe më gabim! Kosova nuk është vend i veçantë dhe me popull e karakteristika tjera të ndryshme nga ato shqiptare… Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare, jo vetem Kosova me kufijte e imponuar nga Jugoserbia, êshtë në Shqipëri dhe quhet Shqiperi. Republika e Shqiperise dhe Shqiperia nuk eshte e njejta gje… Republika e Shqiperise perfshinë vetem nje te treten e Shqiperise, kurse koncepti SHQIPËRI perfshine çdo pellembe te tokes shqiptare ne Iliri(Ballkan), pra edhe Kosoven. Prandaj, duhet të thuhet dy shtetet e Shqiperise: Republika e Kosoves dhe Republika e Shqiperise, Maqedonia shqiptare, plus trojet shqiptare ne Mal te Zi, Greqi e Serbi. S’ka “Shqipëri tëa Madhe” e të “Vogël” ka një Shqipëri e një komb shqiptar në Iliri (Ballkan). Kështu, them unë, jemi në koherencë me veten dhe me botën…