Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Mbledhje – takim pune me Degën e Shoqërisë LËVIZJA në Shkup

MBLEDHJE – TAKIM PUNE ME DEGËN E SHOQËRISË LËVIZJA NË SHKUP
Sot, në Shkup patëm një mbledhje-takim pune me pjesën aktive të Degës së Shoqërisë LËVIZJA në Maqedoninë shqiptare… Kryetari i Degës, Ulusi Beqiri “raportoi” për veprimtarinë e Shoqërisë LËVIZJA gjatë vitit 2022 në Maqedoni: shënimi i 40 – vjetorit të BASHKIMIT politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimi i LPK – së në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër… dhe vendosja e pllakave përkujtimore e nderimore në disa familje e shtëpi që ishin baza të LËVIZJES.
Në mbledhje u bënë propozime dhe u miratua plani i punës për vitin 2023… Kryetari i Shoqërisë i njoftoi drejtuesit dhe veprimtarët e Degës edhe me aktivitetet që Dega e Shoqërisë në Zvicër ka bërë e po bënë me organizimin e akademive dhe takimeve mirënjohse e falënderuese…
Kryetari i Degës dhe të pranishmit bënë edhe propozimet dhe zgjodhën delegatët për Mbledhjen e Përgjithshme të Shoqërisë, që do të mbahet gjatë verës (në muajin e pushimeve).
Të pranishmit diskutuan edhe për çështje tjera që ndihmojnë dhe çojnë përpara veprimtarinë e Shoqërisë brenda dhe jashtë Atdheut.