Opinion

Reshat Badallaj – Zhuriani: Bashkëpunëtorët e UDB – së jugoserbe kundër Adem Demaçit

SPIUNËT E UDB-ËS JUGOSLLAVE KUNDËR

ADEM DEMAÇIT!

*Për inkuadrimin në organizatë duhet të shënoni emrin në letër dhe ta varni në çengele dhe ta konsideroni veten të vdekur (Adem Demaçi)

* Kush janë “shokët” që e tradhtuan Adem Demaçin,para çetnikëve?

* Si e preu në Besë, në konak të vet, Adem Demaçin, historiani, Zekeria Cana?

* Kush e denoi Adem Demaçin?

 

Në kohën kur Simboli i Rezistencës Shqiptare, Adem Demaçi, kërkoi: Kosovën Republikë, Bashkimin e Trojeve Shqiptare, bashkë me Çamërinë dhe një mori të drejtash tjera për shqiptaret ishte zor i madh. Jo vetëm që të shkonte koka, por i shtohej gazepi tërë familjes.

Jugoserbia e satrapit Josip Broz-Tito,shqiptarëve duarthatë ua kishte vu zgjedhën në qafë dhe ia kishte zënë frymën. Zullumi i çetnikeve serbianë shtohej dita më ditë që preku mish e asht shqiptaret. Xhelati Tito kishte bërë për veti edhe një grusht langonjsh shqipfolës që argati i tyre u bënte punë…

Shih për këtë, në këtë kohë, doli një mesoburrë me emrin ADEM DEMAÇI, për të kërkuar Kosovën Republikë dhe më pas Bashkimin me Shqipërinë, njëkohësisht edhe Çamëria t’í bashkëngjitet shtetit amë Shqipërisë. Bacën Adem e linden nëna Nazmie e familjes Halimi dhe nga baba Zeqir Demaçi. Vaji foshnjarak ishte shoqëruar me krisma pushkësh. Kjo, kishte ndodhur në vitin 1936, kur i kishte rënë koka në tokën e përgjakur të Kosovës së Shqipërisë…

Adem Demaçi e nisi vallen e lirisë. Kishte grishur edhe një grup intelektualesh, krejt me qëllim që do të ndikojnë në popull. Filloi të formojë grupin dhe të zgjerohej në tërë Kosovën. Grupi i Bacës Adem filloi të shtrihet si vaji në lakra. Hyri në çdo shtëpi emri i Adem Demaçit, plotë shpresë.

Por baca Adem, çdo anëtari të grupit para se të anëtarësohej u kishte thënë:”Për inkuadrimin në organizatë duhet të shënoni emrin në letër dhe ta varni në çengele dhe ta konsideroni veten të vdekur”. Kështu që pas veprimit të thellë në ilegalitet, nga zagaret e pushtuesit zbulohet grupi, i njohur si grupi i Adem Demaçit. Lajmi mori dhenë. Jugosllavet e bënë të madhe ketë punë, taman sikur të shkrepë rrufeja. Të gjithë grupin e lidhen këmbë e duar. I lidhën me zinxhir të trashë si kur lidheshin qetë.

U etiketuan se ishin më të zi se kriminelët, se ishin “Irredentist,shovenistë,separatistë, nacionalistë,banditë…” Prokuroria e ngriti aktakuzën sipas bindjeve politike, krejtësisht të montuar. Prokurorë e gjyqtarë qëllimisht ishin zgjedhur njeqindperqind me orientim jugosllav. Kjo ndodhi për herë të parë në vitin 1959, në Prishtinë.

Adem Demaçi, u gjend ballëperballë me UDB-shët serboçetnikë si: Çanoviqi, Mihajlloviqi dhe Llazereviqi. Ndërkaq, denoncuesit ishin Fahredin Gunga, Zekeria Cana, Din Mehmeti, Ali Aliu…

Gjyqtar me urdhër të kurvarit, që e njihte e tërë Kosova, si hamshor që vraponte pas ushkurëve të grave, një i pacipë ; -MAHMUT BAKALLI, ai ishte caktuar DURMISH KOÇINAJ. Ky ishte nga Vermica, që tokat e rrethit të Kukesit ishin të përziera me atë te këtij fshati. Qeni plak, Mahmut Bakalli, enkas e kishte dërguar nga Gjykata e Prizrenit, me pretekst se si, t´iu bjer sëpatë mirë armiqve të Jugosllavisë.

 

Ata, që nuk e njohin, se ky gjyqtar  e ka dënuar edhe Rexhep Malën. Ky  hyri shumë në hatër të serbo-sllavisë. Në gjykatore hyri me fodullëk, taman si soji ESAT PASHË TOPTANIT.

Por, nga “Banka e zezë”, haptazi ia tha shkurt e shqip, ADEM DEMAÇI: “JAM I GATSHËM TË SHKOJ NË VDEKJE SI ME LE PËR KOSOVËN DHE SHQIPËRINË ETNIKE”!…

Gjyqtarin, Durmish Koçinajn, e mos qoft e mbuluan djerset dhe se për inat, tere grupit ia dha bakshish hiç më pak se 140 vjet burg!…..

Kush ishin ata që e futën Adem Demaçin në duar të pista të udbashëve?

Historia e jonë e re, po na mëson se, ata ishin:

Ali Aliu, para gjakësorëve serbianë nuk la gjë pa folur keq për Adem Demaçin, se i kishte folur për shpërnguljen e shqiptareve në Turqi nga zullumi serb,se si i´u bëheshin padrejtësi etje etj…

Fahredin Gunga, tregon fije për pe, se çka i kishte folur Demaçi në hotel “Nova Jugosllavia” në Prishtinë, për heqjen e gjuhëve te minoriteteve dhe me së shumti kjo i godet shqiptaret.

Fahredin Gunga, nuk e la me kaq, por, edhe pas shpalljes se dënimeve i fyejti rënd,duke i quajtur armiq,irredentistë,shovinistë,separatistë…

Ndërkaq, për aksionin e armëve,- më tha (A. D ), -se: “Kjo është barbarizëm nga ana e Jugosllavisë”!…

Din Mehmeti, tha para kriminelëve jugosllavë se Adem Demaçi foli për diskriminimin e shqiptareve nga pushteti jugosllavë, për shpërnguljen e shqiptareve nga Kosova qe do t´i shkon përshtati Serbisë…

“DOSJA DEMAÇI”: SI E PREU NË BESË ZEKERIA CANA, ADEM DEMAÇIN…?

Shqiptari kurrë nuk e ka pasur zakon që mikun ta ftojnë në shtëpi në sofër dhe ta presin në BESË. Këtë nuk e lejon as burrëria e as Kanuni. -Por, ja që e beri një historian, një pijanec, një hajdut i bananeve i sojit te Zekeria Canës. Ky pijanec, pra Zekeria Cana, shumë volli vrer kundër Demaçit me shokë. Ndër të tjera dëshmoi: Adem Demaci, është paraqitur armiqësisht… me ka folur për shpërnguljen e shqiptareve në Turqi. KA KËRKUAR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË…

Ndërkaq, për aksionin e armeve ka thënë se Jugosllavia po e bënë krejt me qellim për t´i frikësuar shqiptaret që të shpërngulen dhe ta lirojnë Kosovën. Pastaj, para krimineleve të Shumadisë, Zekeria Cana,thotë se e ftova Demaçin në shtëpi dhe këto m´i rrefeu të gjitha…

Pijaneci kronik, e theu zakonin e shqiptarëve, sepse miku nuk PREHET NË BESË NË SOFËR, pra në KONAK!

Zekeria Cana, iku me faqe te zezë nga kjo botë dhe e la amanet që të varroset vetëm nga gjiri i ngushtë familjar.

Perse?

Baca Adem, ndonëse pjesën më të madhe të jetës së tij, i dergjur nëpër kazamatet dhe kasaphanet Jugosllave, akoma rron me shëndet si topi, ndërkaq, soji i spiunëve edhe pse ishin te privilegjuar nga klika titiste-rankoviqiane, vdiqën me turp shkuar turpit!