Kulturë\Letërsi

Ylli Meçe: Evropë, mos harro se unë Flamurin Kuqezi e kam

Përpjekjet shekullore për liri e bashkim kombëtar janë bërë kurdoher me Flamurin tonë kuqezi, i cili, sipas studiuesve të heraldikës është flamuri më i vjetër i kontinentit dhe daton të paktën nga shek. VI para erës së re. Ky Flamur është përdorur brez pas brezi gjatë mijëvjeçarëve nga paraardhësit e shqiptarëve dhe nga shqiptarët… Edhe pas Shpalljes së Shqipërisë dhe copëtimit të saj nga shtetet shoviniste fqinje dhe vendimet antishqiptare të Fuqive të Mëdham, përpjekjet, lufta dhe rënia për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë u bënë me Flamurin tonë Kuqezi. Me këtë Flamur u hodhën në luftë dhe e bënë vdekjen si me le edhe veprimtarët, anëtarët dhe drejtuesit e LËVIZJES dhe të Luftës Çlirimtare të UÇK – së dhe kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj. Është për keqardhje, kur shikon atë pjesën e shpëlarë nga ndjenja kombëtare të bashkëkombësve tanë, duke festuar lirinë e fituar të Kosovës me një flamur të huaj, të imponuar, me një flamur lara – lara!! Sa turp për ata që edhe fëmijët e nxënësit e vegjël shqiptarë i veshin me ngjyrat e një flamuri që s’ka asgjë shqiptare! Sa turp kur manipulojnë fëmijët dhe fyejnë ndjenjat liridashëse të një populli të lashtë sa vet Evropa!(GL)

EVROPË !- UNË E KAM FLAMURIN !

(A e di ti moj Evropë se flamurin kam Atdhe? Nëse ti ma heq shqiponjën, kot që rrojmë përmbi dhe!)

I shtrëngova duart grusht
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke
Shqiptar që s’pret prej fatit
…….
Nëse unë e kam flamurin
Pse në shtizë vure një tjetër?
Do t’më thuash se lirinë
Ti ma fale “zuskë e vjetër” ?!!
……
Unë nder shekuj vrullshëm renda
Për Atdhe…e për flamur
Bota hiq..se nuk e dashka..
Ata hiq…. e ne prapë vur !
………
Ky flamur më duket ndryshe
Nuk më duhet jo për besë !
Se pa drite …çdo lule vyshket
Pa një zemër…çdo komb vdes !
………
Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?
Moj Evropë …që rri mbi letër !
Ne Lirinë edhe Flamurin…
Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër !
……..
Nëse fale një flamur
Dhe e morën pa e parë
Sytë vallë ku i kishin.?
Se me gjak ky s’eshte i larë !
………..
Ah moj kohë e padrejtësive
Si me vjen kështu maskuar
Pse ma ndan më dysh flamurin
E pse më bën të rebeluar ?
……..
A e di ti moj Evropë
Se flamurin kam Atdhe?
Nëse ti ma heq shqiponjën
Kot që rrojmë, përmbi dhe !
——-
Po të them: Mos më godit !
Mos godit mbi gjak të rënë
Padrejtësive shekullore
Pse u shton nji më të rendë ?
—–
Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua
Është turp, turp për besë
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe në zemër do të mbesë !
……..
Ndaj dhe zemra me rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba !
……….
Ne shqiptarët që prej motit.
Pak i pamë lulet e fushës
S’na la tymi i barotit
Nuk na lanë erërat e luftës…..!