Veç ditëlindje kanë heronjtë!
Miqtë e mi, dhe shqiptarët gjithandej, duhet të dinë, se shoku ynë, Heroi i Kombit, Afrim Zhitia, sikur të mos binte heroikisht në luftë të pabarabartë me policinë pushtuese, më 2 Nëntor 1989, sivjet do të shënonte 58 vjetorin e lindjes.
Pikërisht, më 14 Shkurt 1984, pra sot e 39 vjet më parë, kur ishte 19 vjeqar, Afrim Zhitia arrestohet dhe dënohet për veprimtari patriotike e çlirimatre kundër pushtuesve.
Të njëjtën ditë jam arrestuar edhe unë…
Atëherë, pas përfundimit të shkollës së mesme, menjëherë pas regjistrimit në Universitet, para se të fillonim studimet, na detyronin të shkonim në shërbimin ushtarak. Atje edhe u arrestuam nga ushtria jugosllave, për të na dërguar në burgun e Prishtinës. Afrimin e arrestuan në Banja Llukë, kurse mua në Zagreb.
Për arrestimin e Afrimit mësova gjatë procedurës së hetimeve në burgun e Prishtinës…
Deri në fillimin e procesit gjyqësor më 19 Qershor 1984, nuk u pamë asnjëherë, ndonëse ishim në të njëjtin burg.
Gjatë një jave sa zgjati procesi gjyqësor na transferonin me të njëjtën makinë, Afrimin, Ilaz Zhitinë dhe mua nga burgu i Mitrovicës, në sallën e gjyqit të Prishtinës dhe anasjelltas. Rrugës më së paku bisedonim për gjyqin…
Ditën kur na dënuan Ilazin 10 vite burg, kurse Afrimin dhe mua nga 8 vite, sapo na përplasën në “bunkerin e maricës” për të na kthyer në burgun e Mitrovicës, Afrimi tha: Ahuuu dhe nga 100 vjet po të na dënonin, ne vetëm se do të kalitemi për të vazhduar rrugën tonë të ndritshme deri sa ta çlirojmë atdheun e robëruar.
Tre muaj më vonë, Afrimin, Ilazin dhe mua na bashkuan në Prishtinë në një veturë policie me të burgosurit Adem Grabovci dhe Nuhi Muhadri, të cilët i sollen nga burgu i Pejes dhe na transferuan në burgun e Pozharevcit, që ishte më i madhi burg në ish-Jugosllavi. Në atë burg kishte rreth 2000 të burgosur. Të gjithë mbi moshën 24 vjeçe, sepse sipas ligjeve dhe rregulloreve të autoriteteve jugosllave në atë burg nuk mund të dërgoheshin persona më të rinj. Për shqiptarët nuk vlenin ato rregulla… Afrimi ishte më i riu nga të gjithë të burgosurit.
Kur një punëtorë i administratës së burgut e pyeti për moshën, Afrimi me krenari dhe njokhësisht me ironi i tha; jam i rritur unë. I kam 19 vjet. Ai e kapi kokën me duar duke thënë, edhe këtë e përjetova para se të pensionohem, të shohë këtu njerëz kaq të rinj…
Ne vërtetë jemi të rinj, por ta dini se jemi edhe shumë të vendosur për të mos u ndalur në rrugën tonë çlirimtare. Burgjet tuaja nuk mund të na thyejnë. Përkundrazi, vetëm sa do të na forcojnë dhe të kalitur do të dalim për të vazhduar luftën tonë…
Kaq i ri e kaq kokëfortë flste me vete plaku serb, që priste pensionimin. Juve që nuk ju thejnë këto burgje, edhe mund të arrini qëllimin tuaj, por ta dini se edhe mund të pësoni vazhdoi plaku…
Ne dëshirojmë t’ua bëjmë të qartë se ju do të pësoni më shumë nga dora çlirmtare e popullit tim, që është populli më i shtypur në Evropë, unë jam vetëm një nga ata, që më nuk e durojmë shtypjen e robrinë… Kështu fliste Afrimi me të gjitha ata që i konsideronte pjesë të hallkave të pushtetit represiv e okupues të atdheut tonë…
Afrimi pas katër vitesh doli nga burgu i Pozharevcit, në shkurt të vitit 1988, për të vazhduar rrugën çlirimtare dhe për t’i dhënë impuls të jashtëzakonshëm organizimit të rezistencës kundër pushtuesve duke u bërë njëri prej veprimtarëve dhe udhëheqësve më të shquar të Lëvizjes.
14 shkurti është data e lindjes dhe arrestimit të Afrimit, kurse 2 Nëntori 1989, është data kur Afrimi bashkë me Fahri Fazliun përmes rënies heroike në luftë të pabarabartë me aradhat e policisë pushtuese serbe u përjetësuan në altarin e lirisë, duke u bërë udhërrëfyes të çlirimit dhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Afrimi shkoi në piedestalin e lirisë në moshë shumë të re, pa i mbushur 25 vjet. Shumë kush që e ka njohur edhe ka pyetur, si ka arritur Afrimi që për kaq pak kohë të jetës së tij, në vete të ngërthejë të gjithë ato vyrtyte e dhunti… Ai ka ditur edhe të dashurojë. Por dashurinë më të madhe e kishte për lirinë, popullin dhe atdheun e bashkuar….
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
add a comment