Histori

17 Nëntori i lavdishëm i çlirimit të Kryeqendrës shqiptare, TIRANËS

Fjala përshëndetëse e kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, shokut Odhse Porodini
Të nderuar pjesëmarrës!
Lufta për çlirimin e Tiranës, 78 vjet më parë ka qenë beteja më e madhe në historinë e LANÇ, kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Çlirimi i Tiranës më 17 nëntor 1944 pati një rëndësi të veçantë sa politike aq dhe strategjike. Sepse ajo hapi rrugën për çlirimin e gjithë Shqipërisë, ashtu siç ndodhi edhe ndodhi në fakte më 29 Nëntor 1944.
Çlirimi i Tiranës u bë e mundur jo vetëm në sajë të asaj lufte me guxim e trimëri të rrallë që treguan forcat partizane, duke mos kursyer as jetën si rezultat i së cilës ranë në këtë betejë 311 trima e trimëresha.
Por edhe për atë mbështetje e kontribut të rëndësishëm që dha populli shqiptar patriot i Tiranës, me ngritje barrikadash, hapje të shtëpive e oborre si dhe duke mjekuar partizanët e plagosur.
Duke përkujtuar këto ngjarje të mëdha të historisë së LANÇ kryejmë një mision të madh Atdhetar. Nga njëra anë mbajmë gjallë atë epope të lavdishme ta transmetojmë në breza që s’e kanë jetuar atë luftë.
Nga ana tjetër se u jepet një goditje e fortë pinjollëve të bashkëpunëtorëve ballisto-zogistë të disa pseudohistorianëve e analistëve e medjave, të cilët përfshihen me lloj – lloj televizione që të denigrojnë e fallsifikojnë atë epope.
Por jemi ne Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, Organizata e Dëshmorëve të LANÇ dhe e dëshmorëve të tjerë të atdheut, dhe Shoqatat patriotike – kulturore, e ushtarakëve dhe e pensionistëve, një front i gjerë që mbron këtë epope të lavdishme e mbi të gjitha populli patriot shqiptar.
Lavdi luftëtarëve për çlirimin e Tiranës!
Lavdi dëshmorëve të LANÇ që ranë për çlirimin e Tiranës!
Rroftë populli patriot i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë!