Vështrim/Analizë

Jon Gjini: Reçaku nuk duhet harruar! Historia e harruar rrezikon të përsëritet!

ASNJËHERË NUK E KEMI ULUR KOKËN, LE TA MBAJMË LART, NËSE JO PËR VETEN TONË, TË PAKTËN NË RESPEKT TË BURRAVE, GRAVE DHE FËMIJËVE QË VDIQËN PËR LIRINË, PËR TË DREJTAT TONA DHE PËR TË ARDHMEN TONË. LAVDI!

Gjenocidi është një llojë batice e zezë, ata kriminelet që nuk u mbytën në të janë të njollosur për jetë. Dhe herët a vonë, do të identifikohen, kapen dhe gjykohen siç e meritojnë, krijesa të tilla çnjerëzore, çnjerëzore, sepse vetëm kafshët, egërsirat, krijesat pa shpirt mund të arrijnë të vrasin me gjakftohtësi, pa arsye, fëmijë, burra dhe gra, civilë. Ose për të vetmen arsye se ata ekzistojnë.

« (…) herët në mëngjes, fshati Reçak (komuna e Shtimes) sulmohet nga forcat e Republikës Federale të [ish] Jugosllavisë dhe të Serbisë. Pas një bombardimi artilerie nga njësitet e Ushtrisë së Jugosllavisë, policia serbe hyn në fshat më vonë në mëngjes dhe fillon kontrollin e ne çdo shtepi. Fshatarët që tentojnë t’i ikin policisë serbe janë qëlluar në vend. Një grup prej 25 burrash përpiqen të fshihen në një ndërtesë, por zbulohen nga policia serbe. Ata rrihen dhe më pas dërgohen në një kodër aty pranë fshatit larg veshguesve te OSBE se, ku policia hap zjarr dhe i vret. Në total, forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Serbisë vranë afërsisht 45 shqiptarë të Kosovës në dhe rreth Raçakut. »

– Aktakuza e Sllobodan Milosheviçit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) –

Lista e viktimave e hartuar nga ICTY përfshin dy gra, një fëmijë 13-vjeçar dhe dy burra të moshuar.

Sipas dëshmitarëve të fshatit, pasi forcat serbe eliminuan tetë roje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e viktimave civile u vranë me armë zjarri në kokë ose në pjesën e pasme të qafës, dhe njëra prej tyre, e moshës 62 vjeçare u gjymtua para shtëpisë së saj. Disa anëtarë të disa familjeve u vranë. Policia kishte fytyrën të mbuluar dhe, sipas dëshmitarëve, po këndonte gjatë masakrës.

Kur vëzhguesit nga OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), të cilët janë të paarmatosur dhe posti i të cilëve është dy kilometra mbi fshat, thërrasin Beogradin duke urdhëruar per t’i dhënë fund ndërhyrjes se policisë në Reçak, atyre u thuhet se është vetëm një operacion policor pas vdekjes së tre policëve serbë në zonë javën e kaluar. Forcat serbe u tërhoqën në orën 17:00. Mediat serbe raportojnë se 15 terroristë shqiptarë janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Të nesërmen, OSBE-ja inspekton fshatin dhe konstaton se disa civilë janë gjymtuar. Sipas gjeneralit Walker, kreut të OSBE-së, rreth njëzet prej tyre u vranë nga një plumb në kokë ose në qafë. OSBE-ja akuzon kryesin e komandos serb se ka organizuar masakrën.

Dy ditë më vonë, Louise Arbour, prokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, nuk u lejua të kalonte kufinin kur ajo donte të hetonte vendin e ngjarjes. Më 19 janar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënon masakrën dhe kështu kjo masakër do të jetë një nga aktet dhe akuzat më të rëndësishme kundër qeverisë së Milosheviçit.

Ngjarjet që ndodhën në Reçak, si në dhjetëra qytete dhe vende të tjera, nuk janë në asnjë mënyrë ngjarje lufte, janë krime lufte, nuk janë luftë, janë krime humanitare, përballë popullatës civile të paarmatosur. Deçani është kujtimi i ankoruar në kujtimet e shqiptarëve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë (OSBE) për torturat, dhunën e paimagjinueshme, vrasjet masive, Reçaku është viktim e dhunës së këtij konflikti. Mbi të gjitha, Kosova dhe populli i saj shqiptarë kanë qenë viktima të gjenocidit, të spastrimit etnik për «hapesiren jetike » të Milosheviçit. Ata që u vunë në shënjestër fillimisht nuk ishin pjesëtarët e UÇK-së, nuk ishin grupet e rezistencës, por sipas vet domethenies së kësaj politike te « spastrimit etnik », ishte qellimi qe popullata shqiptare te zhduket, te shkatërrohet, te mos ekzistoje.

Të persekutuarit nga Gjzkata specialem – luftëtarët e UÇK-së, tani të burgosur në Hagë, përfaqësojnë, çfarëdo që thonë politikanët për ta, çfarëdo që thonë disa pseudomediat për ta, përfaqësojnë, ne perkrahje te shume organizatave te tjera, çlirimin e një populli të shtypur, të një populli që ishte duke vdekur, kane përfaqësuar vullnetin që ky popull të thyejë definitivisht zinxhirët që e lidhin atë me një Serbi shoviniste qe aplikonte një politikë gjenocidale që ishte harruar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Reçaku nuk duhet harruar, Historia e harruar rrezikon të përsëritet!