Kulturë\Letërsi

Tahir Murtezaj: Tridhjetenjë vite nga formimi i Këshillit Popullor të LPRK – së në Podgur

Tridhjetenjë vite nga formimi i Këshillit Popullor të LPRK – së në Podgur

 

Këshilli Popullor i LPRK – së, në Fshatin Fierzë, (ish – Novosellë)

Këshilli ishte formuar me iniciativën e Xhavit Halitit

 

Në të bënin pjesë si anëtarë të rregullt:

Bajram Camaj – kryetar

Tahir Murtezaj – sekretar

Sokol Camaj – arkëtar

Keshilli beri nje pune te madhe ne pranimin e materialit te ardhur nga perendimi, te derguar kryesishte nga ( Zeka) Xhavit Haliti, prej materialit propagandistik, e deri te mjetet tjera te nevojshme per brotje.

Gjate viteve 1988- 1989, u shperndane shume materiale propagandistike ne Bashkesine Lokale te Radavcit, deri te shperndarja e programit te LPRK-se, ne gjuhen Serbo – Kroate, ne fshatrat Vitomirice, Cige e Brestovik. Gjate kesaj periudhe vizita te shepshta i benin udbashet, Deme Mujaj e Qazim Mazreku, këte te parin, do burra qe tani e quajne vehten “patriota” e puthshin ne dy faqet ne shitoren e fshatit. Viti 1989 filloj me grevat e Minatorve, kunder heqjes te edhe asaj pake autonomie te vitit 1974.

Keshilli vendosi qe une te marre pjese dhe t’i kundershtoj ndryshimet kushtetuese ne mbledhjen e mbajtur ne fshatin tone. Fjalimin tim fuqishem e perkrahu, tani deshmori i UÇK-se, Shaqir Tahiraj, solidarizim pati edhe nga Arif Podrimqaku, e Izet Podrimqaku.

Ne nderkohe ne pregatiteshim per demostrata, i ndame detyrat per ne Peje: Bajrami ne Korze, une te Shtepija e Mallrave, ndersa Sokoli në zonen e Stacionit te Trenit. Pase tentimeve disa here, sulmi i policise ishte i rrepte, ne demostrate kishte njerez nga te gjitha rrethet ma e zeshmja ishte nena e patriotit Ali Lajqi, Rushe Lajqi, e cila u bente thirrje demonstruesve qe te mos shperndahen.

Duke e pare qe vendi ku ishim ne u blindu, nga policia une me Naser Shatrin, vedosem qe te shkojme ne Kombinatin e Kepuceve, pasi qe ne ate kohe puntoret, dilnin nga puna, por çdo gje ishte e rrethuar nga policia. Me Naserin jam taku sa here qe ka ardhe nga Suedia, te cilin e njifja edhe ma heret dhe kisha nje respekt te veqante per te, edhe pse ai ishte ne nje organizate tjeter, bashkpunimi nuk mungonte. S’kam per ta harruar kurre nje raste me Naserin, kur ai shkoi, per Suedi me tha se do te kthehem shpejt… Nje dite isha te Shtepija e Mallrave vetem, nga mbrapa m’u afru dikush dhe ma futi revolen ne shpine, dhe me detyroi pa shiku mbrapa ta marre rrugen deri te Posta. Mendova se ishte ndonje polic civil, ne rruge e siper degjoj nje qeshje te ëmbel eu tha bre po trima tek jeni ju LPRK-ja, u ktheva u morem n’gryk dhe u shterngum duke qeshur, ai nga ajo qe me kishte bere, ndersa une nga gezimi qe shpetova. Pasi qe mua me kerkoi Policia, shoket vendosen qe une te largohem, pershendetjen e fundit e pata afer Drinit, me te madhin bacin Rame, i cili ishte dora e djathte e jona ne gjdo detyre. Per mos t’u mbetur borgj une kisha detyre qe te beja rekrutimin e antareve te rinje, biseda kisha me Halil Berishen, Ahmet Murtezaj, Januz Hysaj, Petrit Hysaj, Vesel Hysaj, Muharrem Murtezaj, Fadil Camajn, Bujar Thaqin. Perveq Bujarit, me te cilin bisedova, ne momemtet e fundit para largimit nga atdheu te tjerve u jipja material rregullisht, pasi qe material na solli nga Zvicra disa here edhe Ajup Camaj.

Materiali na vinte shpesh me kamion, dhe per ruajtjen ne bazen kryesore pergjegjes ishte i madhi Rame Camaj. Pas largimit tim nga atdheu keshillin tone e kishte vizitu i madhi Fadil Vata, dhe pasi qe gjendja e familjes sime ishe e keqe ai e ndihmoi financiarishte. Pra siç shihet nuk ishin komunistat e Titos, e qakejte e tij, qe u erdhen ne ndihme dikujt, ashtu siq veprojne disa ishe shoke tane, duke i shperbly edhe me vendet ma te mira te punes, vetem per kokrra, ose pse e ofendojne ndonje atdhetare. Por, mashtrohen ishe shoket e sakrfices, se keta horra ne momemtin e pare ua ngatrrojne kembet, e tani do mbeten as me Hysen e as me Hasen… Nje gje keta klyshe te udbasheve, duhet ta dine se ne nuk kemi pase frike ase nga nena e tyre Serbi e ase nga tezja Rusi, por nese tentojne te na fyjne, e them me keqeardhje per nenat e tyre, por na detyrojne t’u themi se kane linde mbrapesht.

Poshte tradhtaret e kombit! Poshte ata qe vehten e qujne patriotë e bashkpunojne me ta! Lavdi atyre burrave e grave, te kombit qe kontribuan sado pak per Atdhe.

Kjo eshte ajo pjesa qe e di une per te tjerat, flasin shoket e tjere, pasi qe ishim organizate ilegale, asnjeri nuk i dinte te gjitha historiku vazhdon, nga shoket e tjere.

 

Lavdi LPK-se, nenes se tri ushtrive! Ndersa sa per lindjen e partive politike te gjitha dolen te mbrapshta, ndoshta eshte koha qe nena LPK, ti merre prape punet ne dore…